Izolohet kreu i OBSH-së, pati kontakt me një të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bën me dije se është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid.

Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit. “Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gjithashtu, unë do të punoj nga shtëpia duke respektuar protokollet e WHO”, u shpreh ai , shkruan The Guardian.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros.

Tedross ka qenë në ballë të përgjigjes globale ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka prekur mbi 46 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka çuar në mbi 1.2 milion viktima.

Njoftimi i Tedros u bë në të njëjtën ditë kur autoritetet në Gjenevë, ku ndodhet selia e OBSH-së, njoftuan për shtrëngimin e kufizimeve, që synojnë të frenojnë përhapjen e virusit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

E vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të takimit të shumëpritur me djalin

Pas 15 vitesh ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku do të ribashkohet me djalin e saj, Luka. Ky takim emocionues do të mundësohet...

Lajme të tjera

Web TV