Zgjedhjet, 2020/ Shtetet e Bashkuara votojnë me 3 nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën pritet të zgjedhin presidentin e 46-të të vendit.

Beteja është mes presidentit aktual Donald Trump dhe rivalit demokrat, Joe Biden.

Zgjedhjet do të mbahen me datë 3 nëntor, por këtë vit, për shkak të pandemisë ka pasur një pjesëmarrje rekord për votimet e parakohshme.

Orari zyrtar i votimeve në SHBA do të përfundojë në orën 20:00 me orën lokale.

Nga ana tjetër, Donald Tramp paralajmëroi se zgjedhjet presidenciale amerikane mund të zhyten në kaos.

Përpara mbështetësve në Pensilvani, Trump u shpreh se për shkak të procesit të tejzgjatur të numërimit do të duhen javë të tëra për të marrë vesh kush do të jetë president.

E gjithë bota dhe vendi ynë do të presin gjatë për të mësuar kush ka fituar. Ju do të prisni me javë të tëra. 3 Nëntori do të vijë e do të shkojë dhe ne do të kemi rrëmujë e kaos në vendin tonë”, tha ai.

Ligji zgjedhor amerikan i krijon mundësinë disa shteteve federale si Pensilvania, që të nisin numërimin e votave me postë pas 3 Nëntorit për shkak se votimi i hershëm në këtë vend ka nisur me vonesë.

Republikanët kanë kërkuar që numërimi i votave nga procesi i hershëm të mbyllej më 3 Nëntor.

Mediat amerikane kanë publikuar një tjetër skandal që mund të ndikojë tek mbështetja për demokratin Biden, ashtu si për Hillary Clintonin 4 vite më parë.

Prestigjiozja Daily Mail shkruan se vitin e kaluar Hunter Biden, i biri i Joe Biden-it kishte çuar për rregullim disa laptopë që nuk funksiononin pasi ishin lagur me ujë.

Në mënyrë të shkujdesur, Hanter-i nuk i kishte tërhequr më laptopët pasi ishin rregulluar, ndërsa në to janë gjetur numrat personalë të telefonave të anëtarëve të kongresit, të dhënat e pasaportës së vlefshme deri në 2027-ën, patentën, numra të disa kartave të kreditit, etj.

Lexo edhe :  Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Për më tepër, fjalëkalimi ishte shumë i thjeshtë jo vetëm për hakerat, “HUNDER02”.

Kurse Biden është shprehur se jemi të lodhur nga postimet në Twitter, nga frika dhe urrejtja.

Është koha që Trump të bëjë valixhet”, tha ai./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht,...

Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

"Nëse gjeni përherë e më pak qumësht vendi në tryezat tuaja, kjo është falë qeverisë socialiste. 12 vite vetëm shkatërrim bujqësisë! Toka e pasur...

“Nuk e di kur ka zgjedhje”… Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

Përveç qeverisë dhe Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka marrë në dorë edhe frenat e Bashkisë së Tiranës. Në dy ditë takimesh me listën e...

Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda. Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po...

Bujqësia, Rama kërkon model të ri zhvillimi, ofrohen dy pika të forta

Nëpër fushat e Shqipërisë nuk mungon vetëm uji, toka apo mundi. Mungon vizioni. Ai që nuk ndërtohet me copa-copa ndihmash, por me plane të...

Lajme të tjera

Web TV