COVID penalizon Dinamon e Kievit, 13 mungesa ndaj Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

13 anëtarë të skuadrës ukrainase Dinamo e Kievit do mungojnë për shkak të infektimit me Covid-19 në ndeshjen kundër Barcelonës në ditën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ukrainasit kanë qenë në gjendje të grumbullojnë vetëm 19 futbollistë për ndeshjen, pasi 9-të lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se Dinamo e Kievit, përveç tre futbollistëve që ishin karantinuar tashmë, regjistroi edhe 6-të futbollistë të tjerë me Covid-19.

Trajneri i dytë dhe tre anëtarë të stafit stërvitor rezultuan gjithashtu pozitiv me Covid-19.

Të gjithë ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa gjendja shëndetësore ka qenë e qëndrueshme.

Dinamo e Kievit luan ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës me një skuadër të rrudhur për shkak të infektimeve me Covid-19, pikërisht ashtu siç ndodhi me një skuadër tjetër ukrainase Shakhtar Donetsk, para se të përballej me Real Madridin dy javë më parë.

Shakhtar Donetsk udhëtoi drejt Spanjës me mungesa të mëdha, pasi dhjetë lojtarë dolën pozitiv në skuadrën e tyre, por që çuditërisht arritën të mposhtin bardhezinjtë pas një 45 minutëshi të parë të shkëlqyeshëm me rezultatin (2-3)./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i udhëhequr nga italiani Simone Billi do...

“Isha shtatzënë, por nuk shkoi mirë”, rrëfimi prekës i Bebe Rexhës pas komenteve fyese

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, 35 vjeç, ka zbuluar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale se ka kaluar një abort spontan, ndërsa...

“Rama ik”/ Kryeministri në Fushë Krujë: Vdeksha unë për ty, o hudhër! Plasi syri i keq

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Fushë Krujë, hasi me një qytetar që tha “Rama ik”. Kreu i qeverisë...

Zgjedhjet, samiti i BE-së dhe “Giro d’Italia”, Proda mbledh drejtuesit e policisë

Zgjedhjet e 11 majit, samiti i liderëve të BE-së dhe “Giro d’Italia” kanë qenë në fokus të takimit të drejtorit të Përgjithshëm të...

Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në...

Lajme të tjera

Web TV