Grabitet si në filma një bankë në Milano, autorët përdorën kanalizimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria në Milano ka nisur hetimet për një grabitje banke e ngjashme me ato të filmave hollivudian.

Mësohet se një bandë grabitësish të armatosur kanë depërtuar në një bankë në Milano, duke u futur përmes një rrjeti kanalizimesh, ku dhe kanë vjedhur disa kasaforta dhe më pas janë larguar nga e njëjta rrugë.

Grabitja e planifikuar me kujdes filloi pak pas orës 8.30 të martën, kur dy nga grabitësit hynë në hyrjen kryesore të një dege të Crédit Agricole në Piazza Ascoli dhe kërcëuan me armë stafin, raportuan mediat italiane.

Dy bashkëpunëtorë më pas dolën nga një pusetë në bankë që lidhet me një tunel nëntokësor.

Banda u përlesh me menaxherin e bankës, i cili bërtiti “është grabitje”, dhe mbajti peng atë dhe një anëtar tjetër të stafit ndërsa dhjetëra oficerë policie rrethuan bankën.

Një punonjës i tretë arriti të shpëtojë.

Policia izoloi zonën para se të hynte në bankë, por grabitësit aktivizuan një fikës zjarri, duke krijuar konfuzion dhe duke u dhënë atyre kohë për të shpëtuar përmes kanaleve.

Disa oficerë thuhet se i ndoqën ata në kanalizime, por i humbën.

Grabitësit morën 20 kasaforta, por nuk është ende e qartë se çfarë përmbajnë ato.

Menaxheri i bankës thuhet se u godit në kokë me qytën e armës, por asnjë anëtar tjetër i personelit nuk u dëmtua.

Duke folur para reporterëve jashtë bankës, menaxheri tha: “Ata hynë nga bodrumi. Ishim tre veta brenda kur kuptova se çfarë po ndodhte bërtita. Pati një përleshje të shkurtër, por ata nuk më dhunuan./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Lajme të tjera

Web TV