Pr/buxheti 2021/ Valteri: Ramës i mungon guximi të përballet me qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit ka folur për buxhetin e shtetit duke u shprehur se ka ardhur momenti që qeveria shqiptare të tregoj se si do t’i përgjigjet sfidave ekonomike dhe sociale të vitit të ardhshëm.

Teksa ka ngritur disa pyetje se ku shkojnë paratë e buxhetit, apo se ku përfundojnë taksat e qytetarëve, Valteri akuzon kryeministrin Rama se ky i fundit nuk ka guxim që t’i përgjigjet qytetarëve të thjeshtë, sepse sipas tij qytetarët e Ramës janë ata që fitojnë tendera miliona euro.

Pas 12 muajsh, në këtë seancë erdhi momenti më në fund që të flasim për buxhetin e shtetit, për atë ku i kanë sytë qytetarët dhe taksapaguesit, për të parë të shteruar planin se si  do t’i përgjigjet qeveria sfidave ekonomike dhe sociale të vitit të ardhshëm, i cili parashikohet gjithashtu një vit tepër i vështirë dhe delikat për financat dhe xhepat e shqiptarëve. Arsyet janë të ditura, kriza e tërmetit të nëntorit 2019, pasojat e pandemisë COVID-19 dhe ajo që merr primatin e të gjitha të këqijave është keqqeverisja dhe korrupsioni i ngulitur në sistem nga kjo qeveri në detyrë.

Pyetja që na bëjnë vazhdimisht qytetarët shqiptarë, thuajse në çdo takim, është: Ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit? Ku përfundojnë taksat tona? Edhe sa do të durojmë? Do të ishte mirë që për të gjitha këto, kryeministri të kishte guximin dhe të dilte në një përballje publike me qytetarët e thjeshtë. Por ne e dimë që kryeministri nuk e bën këtë sepse kryeministri ka frikë nga përballja e vërtetë me qytetarët. Pse? Sepse qytetarët e vërtetë nuk janë ata që paguajnë taksat, ata që humbin vendet e punës, ata që varfërohen çdo ditë”, u shpreh Valteri.

Sipas tij për Edi Ramën, qytetarët e vërtetë janë ata që fitojnë tendera miliona euro, janë oligarkët të cilët kryeministri i ka fort për qejf sepse me ata ndan milionat e buxhetit të shtetit, por edhe milionat që vijnë në formën e donacioneve nga vendet dhe organizmat partnere.

Lexo edhe :  Turisti u lejua të drejtonte ‘Jet ski-në’ pa leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

Për Edi Ramën qytetarët e vërtetë nuk janë ata hallexhinjtë dhe të pamundurit që me zor nxjerrin muajin; por për të qytetari i vërtetë është Lulzim Basha që hidhet sa te njeri biznesmen te tjetri, sa te njeri oligark te tjetri, njëri i dhuron vila nga 500-600 mijë euro; tjetri i dhuron Mercedesin 130 mijë euro. Ky është raporti i vërtetë mazhorancë-opozitë dhe veçanërisht Rama-Basha”, shton deputeti Valteri.

Po gjatë fjalës së tij Valteri nuk la pa përmendur as Presidentin Meta për të cilin deklaroi se pjesë e kësaj valle është edhe Ilir Meta.

Po në këtë valle do të gjeni edhe Ilir Metën. Biznesmenët që i dërgojnë valixhet me para te partia e tij, marrin tendera nga qeveria e Edi Ramës, me firmë dhe vulë nga Edi Rama dhe kukullat e tij në qeveri. Në buxhetin e vitit të ardhshëm ju keni parashikuar miliona euro pagesa për koncesionet dhe industrinë e incineratorëve.

Janë të paktën 118 mln euro që do të shkojnë direkt në llogaritë e incineratorëve sapo të nisë ekzekutimi i buxhetit të ardhshëm. Po për shqiptarët në hall dhe në nevojë, për shqiptarët që mbajnë frymën gjallë me atë ndihmën ekonomike që ju jepni në fund të muajit, çfarë keni menduar? Po për pensionistët? Po për mësuesit dhe mjekët? Ajo rritja e pagave që keni kalkuluar ju për efekt të votave, nuk mjafton as për mbuluar efektet e inflacionit e jo më për të bërë një jetesë normale.

Shqiptarët e dinë shumë mirë zoti kryeministër, se ju nuk i keni fare në hesapë ata dhe hallet e tyre të përditshme. Pse? Sepse ju keni tjetër agjendë dhe këtë e keni dëshmuar në këto 8 vite pushtet. Sepse qasja juaj janë oligarkët dhe lidhjet e tyre me pushtetarë të qeverisë dhe opozitës”, tha Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës,...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

“Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, e di

Simpatizanti demokrat, Ilir Vrenozi, ka zhvilluar një takim me kandidatin për deputet, Myslim Murrizin. Bisedën ndërsa pinin një kafe në Tiranë, Vrenozi e publikoi...

Berisha nuk është anti-shqiptar, por anti-opozitar

NGA MERO BAZE - Ka një lehtësi të papërballueshme në etiketimin e Sali Berishës si anti-shqiptar për atë që bën në Bruksel kundër Shqipërisë....

Lajme të tjera

Web TV