E papritur për Trump/ Sekretari i Mbrojtjes bën gati letrën e dorëheqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Mbrojtjes në Amerikë, Mark Esper, mësohet se ka hartuar një letër të dorëheqjes.

Mediat e huaja raportojnë se ai po ndihmon anëtarët e Kongresit të hartojnë legjislacionin për të hequr emrat e gjeneralëve të Konfederatës nga bazat ushtarake.

Nuk është e pazakontë që sekretarët e Kabinetit të përgatisin letra pa datë të dorëheqjes gjatë një tranzicioni presidencial, duke i dhënë komandantit të përgjithshëm mundësinë për t’i zëvendësuar ato për një mandat të dytë. Presidenti vendos nëse do të pranojë letrat e dorëheqjes dhe procesi zakonisht ndodh pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë të qarta.

Por zyrtarët e mbrojtjes thonë se Esper përgatiti letrën e tij sepse ai është një nga zyrtarët e kabinetit që pritet të largohet pas zgjedhjeve.

Ndërkohë që mandati i tij mund të jetë në përfundim, Esper po ndihmon anëtarët e Kongresit të hartojnë legjislacionin që do të heqë emrat e liderëve të Konfederatës nga bazat ushtarake në një lëvizje që mund ta vërë atë më në kundërshtim me Presidentin Donald Trump.

Presidenti ka thënë vazhdimisht se ai nuk mbështet ndryshimin e emrave të bazave ushtarake edhe pse Esper dhe kryetari i shefave të përbashkët të shtabit janë shprehur të hapur ndaj kësaj ideje.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp,...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

Lajme të tjera

Web TV