Liga e Evropës, përmbledhja e takimeve të orës 21:05, vijon “festivali i golave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon “festivali i golave, shënohet plot 48 në 14 ndeshje, gjithsej 92 në të gjithë mbrëmjen. Duke nisur nga ora 21:05, janë zhvilluar të enjten 12 ndeshjet e 6 grupeve të dyta, si dhe dy ndeshje të dy grupeve të para të takimeve të 3-ta të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Dhe, sikundër takimet që u luajtën më herët, edhe në mbrëmje u shënuar shumë gola, plot 48. Në takimin e vetëm të grupit A që u zhvillua në atë orar, Jang Bojs të Bernës ka mundur në shtëpi 3-0 CSKA-në e Sofias dhe zviceranët janë tanimë 3 pikë pas Romës kryesuese, me pikë të barabarta, 4, me Klujzhin.

Edhe në grupin B, në takimin e vetëm të luajtur më vonë, Arsenali nuk ka gabuar në Londër përballë Moldes, duke fituar me rezultatin 4-1 e duke u shkëputur në krye të renditjes, me pikë të plota, 9, 3 më tepër sesa norvegjezët. Në grupin G, AEK-u i Athinës ka fituar thellë, 4-1 në Ukrainë ndaj Zorias të Luhanskut, ashtu sikundër fitoi thellë, 4-0, edhe Leister Siti në fushën e vet ndaj Bragës dhe anglezët janë shkëputur në krye të renditjes, me pikë të plota, 9, 3 më tepër sesa portugezët.

Në grupin H, Sparta e Pragës ka shtangur Sëlltikun, duke fituar 4-1 në Skoci, ashtu sikundër bëri edhe Lila, duke mundur Milanin 3-0 në “San Siro” dhe duke marrë kreun e renditjes, me 7 pikë, një më tepër sesa italianët. Në grupin I, Sivaspori ka nisur fituar 2-0 në shtëpi ndaj azerëve të Karabagut, ndërsa në takimin që nisi me gjysmë ore vonesë, Vijareali mundi thellë Makabin e Tel Avivit, duke vijuar të ruajë të paprekur kreun e renditjes, me 9 pikë, 3 më tepër sesa izraelitët.

Lexo edhe :  Barcelona zhgënjen sërish në La Liga, Blaugranat bëjnë “vetëvrasje” në shtëpi nga Leganes

Në grupin J, kanë fituar të dyja skuadrat mike, pasi Totenhemi ka ngadhënjyer 3-1 në Bullgari ndaj vendasve të Ludogoretsit të Razgradit, ndërsa Linzer ASK-së është mjaftuar me një gol të vetëm për të mposhtur në Belgjikë Antverpin. Këto rezultate kanë bërë që anglezët, belgët dhe austriakët të ndajnë kreun e renditjes, me nga 6 pikë pas 3 ndeshjesh.

Ndërkaq, dy fitoret e ekipeve vendëse, Dinamos së Zagrebit në shtëpi, 1-0 ndaj Volfsbergerit, dhe e Fejënordit, 3-1 në Holandë përballë CSKA-së së Moskës ka bërë që beteja të mbetet e hapur në grupin K.

Kroatët që kryesojnë, me 5 pikë, një më tepër sesa holandezët dhe austriakët. Dhe, së fundi, edhe në grupin L ka triumfuar vendëset, teksa Crvena Zvezda ka mundur 2-1 në Beograd Gentin, kurse Hofenhaimi ka shpartalluar 5-0 në shtëpi Slovan Liberecin. Gjermanët kryesojnë me pikë të plota, 9, 3 më tepër sesa serbët.
la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vetëm shtatë vende në botë thithin ajër të sigurt. Tre prej tyre janë në Europë!

Vetëm shtatë vende në botë arritën nivele të sigurta të ndotjes së ajrit në vitin 2023, sipas një raporti...

Si po ndryshon forma e lumenjve globalë?!

Rrjedhat e lumenjve lëvizin në rrjedhën e sipërme, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe aktiviteteve njerëzore. Një studim mbi mënyrën se si është transformuar...

Tragjedi/ Mbyten 8 imigrantë në një ishull grek

Tetë imigrantë janë mbytur të premten në mëngjes pranë ishullit Rodos në Greqi, pasi anija e shpejtë me të cilën po lundronin u përmbys,...

Haradinaj ‘nxin’ Kurtin në sy të Ramës: Ka axhendë ruse e serbe!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur me tone të ashpra ndaj Albin Kurtit në mbledhjen e përbashkët të dy...

Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, Osmani ‘braktis’ takimin pa u përshëndetur me Ramën

Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar mbledhja e Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është larguar nga salla. Ajo që ka...

Lajme të tjera

Web TV