Shameti: Ligji i Presidentit është gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti në një komunikim për mediat, deklaroi se grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit të Presidentit.

Shameti tha se ligji është i kompletuar dhe se i jep fund ngërçeve artificiale në organizimin dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

“Grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit. Ky draft i dakordësuar dhe i përfunduar sot do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare dhe do t’i nënshtrohet procesit të konsultimit.

Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën që presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërçet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh Kushtetutën.

Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit. Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje”, tha Shameti.

Të fundit

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar...

Milani ofron 30 mln euro për yllin e PSG, por duhen… dyfish më shumë

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar...

Lajme të tjera

Web TV