Drejtoria e Burgjeve kërkon kamera trupi për punonjësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas policisë së shtetit edhe burgjet kërkojnë instalimin e kamerave të trupit për punonjësit gjatë kryerjes së shërbimit. Kamerat do të shërbejnë për shmangien e korrupsionit por edhe për të kapur rastet e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se kamerat shihen si të domosdoshme për të faktuar edhe rastet kur të burgosurit kërcënojnë e shantazhojnë stafin e burgut. Forcat operacionale janë ato që kontrollojnë qelitë, mbajnë rregull, transportojnë të dënuarit në prokurori, gjykatë, spitale.

Konkretisht, në fushën e rritjes së sigurisë në ambientet e vuajtjes së dënimit ku do të investohet në blerje pajisjesh speciale dhe kontrolli (Sistem telefonik për DPB-në, sisteme të reja kamera sigurie në IEVP, sistem komunikimi me radio në të gjithë territorin e IEVP-ve, kamera trupi për forcat operacional etj, rreth 78.2 miljon lekë.

Me blerjen e këtyre pajisjeve parashikohet të rritet niveli i sigurisë fizike nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit me sisteme sigurie të kontrollit dhe monitorimit elektronik dhe policisë së burgjeve. Ky investim do të përmirësonte elementet e mbikëqyrjes dhe sigurisë për stafin policor në Sistemin e Burgjeve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Lajme të tjera

Web TV