“Hidhërimi është kaq madh”, Elvana Gjata zemërthyer për vdekjen e Koço Devoles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm  u nda nga jeta një nga legjendat e humorit shqiptar, Koço Devole. Aktori ndërroi jetë pas një beteje me Covid-19.

Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, si ata që e kanë njohur nga afër ashtu edhe ata që e njohin përmes humorit të tij të papërsëritshëm.

Edhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka reaguar për vdekjen e Koço Devoles. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga filmi “Dy gisht mjaltë” ku ka luajtur përkrah aktorit të humorit, me një zemër të thyer. Më pas ka shkruar dhe një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse.

“Hidhërimi është kaq madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje…U prehsh në paqe mjeshtër!”- shkruan Elvana.

Në një intervistë televizive pak kohë më parë, Koço Devole ka folur edhe për rolin në filmin “2 gisht mjaltë”, ku shfaqej si babai i këngëtares, Elvana Gjata.

I pyetur mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës. Aktori tregoi se këngëtarja nuk qante dot dhe ai ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

11 maji, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve për qarkun Kukës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit, për qarkun Kukës, raporton...

Takim i pazakontë në Stamboll/ Erdogan pret udhëheqësin e ri të Sirisë, Ahmed al-Saraa

Një takim me dyer të mbyllura është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe në Stamboll, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti për herë të parë...

Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin e policisë së Kosovës që...

Lajme të tjera

Web TV