“Jam kosovar”, Jakup Krasniqi del para gjykatës Speciale në Hagë, i lexohen aktakuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë sot para bankës së të akuzuarit në Gjykatën e Hagës, në rolin e ish-zëdhënësit të UÇK-së.

Teksa iu lexuan akuzat, Kasniqi është prezantuar para togës së zezë. Ai foli shumë qartë dhe shumë shkurt se ishte kosovar.

Sipas gjykatës së Hagës, këto krime u kryen mes prill 1998-gusht 1999.

Jakup Krasniqi është penalisht përgjegjës si epror për krimet nga pika 1 deri në pikën 10”, tha përfaqësuesja e gjykatës.

Si reagim, Krasniqi tha se asnjëherë nuk ka drejtuar gishtin ndaj civilëve qoftë qytetarëve të Kosovës, qoftë atyre të Serbisë. Krasniqi tha se është padrejtësi dhe fyese që në aktakuza shqiptarët ndahen në myslimanë dhe katolike.

Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020. Në akt akuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët.

Unë dua të deklaroj se kurrë në jetën time ne asnjë rast nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz kështu si më trajtuat mua.

E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë petkun e kriminalit.

Në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin ndaj civilëve.

Në aktakuzë përpiqeni ti ndani shqiptarët në katolikë dhe myslimanë. Kjo është fyese”, tha Krasniqi.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi u arrestua nga forcat e EULEX 5 ditë më parë. Aktakuzat për krime lufte u konfirmuan edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Me transferimin në Hagë të ish-ushtarëve të UÇK-së, Gjykata Speciale bëri publike aktakuzën, ku tregoheshin veprat që rëndojnë mbi ta.

Lexo edhe :  Tryeza për Vitin e Ri, rritja e çmimeve prek pensionistët në Elbasan

Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV