Kongresi gjuhësor shqiptar, i mbajtur në Siçili nën kryesinë e Jeronim de Radës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja

“La Revue d’Orient et de Hongrie” ka botuar, më 11 prill 1897, në ballinë, procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, zhvilluar asokohe në Lungro të Siçilisë me 20 dhe 21 shkurt po të atij viti.

Kongresi gjuhësor shqiptar

“Kemi para nesh procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, të mbajtur në Lungro (Itali) më 20 dhe 21 shkurtin e kaluar, nën kryesinë e profesorit Jeronim de Rada, poetit të njohur shqiptar. Morën pjesë njerëz të profesioneve liberale nga Sofia d’Epiro, Mucchia Albanese, Giorgio Albanese, Firmo, Pallagorio, Frascineto; 55 persona nga Lungro, përfaqësues të komunave të S. Dementrio Corone, Firmo, Acquaformosa, të komitetit “Pro Civiltate” në Bolonjë dhe dy shqiptarë nga Bukureshti.Iu bashkuan kongresit komunat e S. Nicola dell’Alto, Portocannone, Spezzano Albanese, Greci di Puglia dhe disa personazhe nga Castroreggio, Palermo, Piana dei Greci, Caraffa di Catanzaro, San Adriano në San Demetrio, Pallagorio, Catanzaro; shoqëria shqiptare “Dituria” në Bukuresht, komiteti i shqiptarëve në Napoli (Giovanni Castriota Skanderbeg, marchese di Auletta, A. Dramis, avokatët Fr. Mauro dhe G. Placco dhe profesorët Gerardo dhe Gennaro Couforti). Asnjë shqiptar i vetëm nga vetë Shqipëria !

Në fjalën e tij të hapjes, De Rada shpjegoi qëllimin letrar të veprës, duke vënë në dukje se statusi quo politik në Shqipëri ende ofron, në kushtet aktuale, garancinë më të mirë për kombësinë shqiptare. Kongresi vendosi t’i shkruajë mbretit të Italisë dhe z. Crispi (të cilët dërguan falënderimet e tyre gjatë Kongresit), komitetit të Bolonjës dhe gazetave Tribuna (në Romë), Resto del Carlino (në Bolonjë) dhe Secolo-s (në Milano).Në seancën e 21 shkurtit, Kongresi miratoi statutin e Shoqërisë kombëtare shqiptare, e cila u formua, me qëllim që të :

Lexo edhe :  6 Shkurt 1943/ Musolini shkarkon dhëndrin e tij, Ciano, nga posti i Ministrit të Jashtëm

1 ° krijojë alfabetin e përbashkët shqiptar,

2 ° të përpilojë një fjalor,

3 ° të botojë një revistë italo-shqiptare,

4 ° të lidhë marrëdhënie me vendin amë.

Shoqëria do të ketë selinë e saj në Lungro (Siçili), do të ketë anëtarë nderi (shqipfolës të të gjitha kombeve), themelues dhe anëtarë të thjeshtë. Anëtarët themelues do të paguajnë 12 franga në vit, ndërsa ata të thjeshtë 6 franga.

Bordi i shoqatës përbëhet nga :

– presidenti : Ans. Lorrecchio, nga Pallagorio;

– zëvendës-presidentët : Luigi Landa, nga Greci di Puglia, dhe Giov. Damis, nga Lungro;

– sekretari : prof. Camillo Vaccaro, nga Lungro.

Një mocion për të kërkuar nga qeveria italiane një subvencion prej 20.000 frangash për kolegjin S. Adriano, në S. Demetrio Corone, u shty për në Kongresin tjetër. Ky kongres i tretë do të zhvillohet gjithashtu në Lungro.Kongresi mori shkresa urimesh nga shoqëria “Dituria” në Bukuresht, komiteti shqiptar në Napoli, komunat e Pallagorio-s dhe Piana dei Greci, kolegji S. Adriano, z. Giuseppe Schiro, dy banorë të Giovinazzo-s ( nga Bari) dhe disa të tjerë.”

r.g/Fjala.al

Të fundit

BE “zëvendëson” SHBA-në, i jep një dorë SPAK-ut

Brukseli garanton mbështetje të vazhdueshme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Kjo është konfirmuar në një deklaratë të Bashkimit...

“Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025

Deti Mesdhe që kufizohet me disa nga destinacionet më të bukura në botë: Costa Del Sol në Spanjë, Riviera bruz e Francës, Cinque Terre...

Eurostat: Shqipëria, vendi me dendësi më të ulët të hekurudhave në Evropë

E gjithë Europa i ka krijuar ndërtesa të hekurudhave si një mjet më efikas për transportin e pasagjerëve të mallrave dhe me një ndikim...

Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit

Kjo vit pritet të hapen aplikimet për licencën e operatorëve që bëjnë të lejohen të kultivojnë dhe të përpunojnë kanabisin në vend për qëllime...

Përplasje me tone të ashpra mes Shehajt dhe Lapajt: Po ti si i bëre 300 mln xhiro?

Debati mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të Shqipëria Bëhet Adritatik Lapaj është zhvendosur në studion e “Top Story”. Dy kandidatët në...

Lajme të tjera

Web TV