Biden nuk humbet kohë, ngre Task-Forcën kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me fitoren e zgjedhjeve presidenciale, Biden nuk është vonuar të shpalosë planin e tij për një nga çështjet më delikate në SHBA që ka ndikuar pjesërisht dhe në rezultatin zgjedhor, pandemia e koronavirusit.

Gjatë një fjalimi ai u zotua se trajtimi i Covid-19 do të jetë përparësia aktuale e ekipit te tij.

Ditë e hënë Biden përcaktoi planet për bordin e tij këshillues Transition Covid-19. Në emërimet e tij të para, ai përmendi tre bashkëkryetarë dhe 10 anëtarë.

Ndër bashkëkryetarët është Vivek Murthy, kirurg i përgjithshëm i emëruar nga presidenti Barack Obama në 2014 dhe i larguar nga presidenti Trump në 2017.

Anëtar tjetër është imunologu Rick Bright, i larguar nga administrata e Trump pas paralajmërimeve të tij të hershme mbi Covid-19.

Në deklaratë Biden tha se bordi do të ndihmojë për të marrë nën kontroll virusin, për të ofruar lehtësim për familjet që punojnë, për të adresuar pabarazitë raciale dhe për të rihapur shkollat ​​dhe bizneset.

Fokusi i politikës së tij do të jetë veshja e maskave, distancimi social, gjurmimi i kontakteve dhe larja e duarve.

Ai gjithashtu tha se kjo sipërmarrje do t’iu japë fuqi zërat e shkencëtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik.

Komentet e presidentit Trump për Covid-19 shpesh janë në kundërshtim me shkencëtarët, përfshirë ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive Anthony Fauci.

Biden të hënën mirëpriti gjithashtu lajmin nga Pfizer dhe BioNTech se vaksina e tyre në zhvillim mund të parandalojë më shumë se 90% të njerëzve të infektohen me Covid-19. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E...

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë ligjësitë e botës. Këta njerëz...

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe,...

Lajme të tjera

Web TV