KPA largon nga sistemi i dritësisë prokurorin Edison Ademi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit për shkarkimin nga detyra.

Ky i fundit u shkarkua më 9 prill 2019 pasi iu gjetën probleme me pasurinë ku sipas ILDKPI-s ai kishte burime për t’i justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Mediat kanë zbardhur dhe pasurinë e Edison Ademit nga viti 2003-2017, një pjesë e të cilës, sipas Komisionit të Vetingut, nuk është e justifikuar. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori deklaron vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 65 m2, blerë në vitin 2003, përmes një kredie 30 000 euro.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se apartamenti ishte 130 m2, ku ishte prenotuar në vitin 2003 dhe blerë në vitin 2012, në vlerën 45 mijë dollarë.

Në deklaratat e pasurisë, prokurori ka deklaruar të ardhura nga vëllai emigrant, nga viti 2005 deri në vitin 2017, në shumat nga 1 200 pound deri në 6 000 pound çdo vit. Sipas KPK subjekti nuk paraqiti prova për të vërtetuar ligjshmërinë e tyre.

Ndërkohë në fund të seancës dëgjimore me KPK-në, Ademi ka kërcënuar trupin gjykues duke u shprehur: “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.

Vendimi i KPA-së (9 nëntor)

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Edison Ademi, kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lexo edhe :  Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edison Ademi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.11.2020.

Të fundit

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Lajme të tjera

Web TV