Krijimtaria e begatë e shkrimtarit të shquar gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 10 nëntor 1759 lindi Friedrich Schiller, poet dhe dramaturg i shquar gjerman. Emri i tij i vërtetë ishte Johann Christoph Friedrich Schiller (Johan Kristof Fridrih Shiler). Kurse nga viti 1802 u njoh si von Schiller (fon Shiler). U lind më 10 nëntor të vitit 1759 në Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805 në Weimar (Vaimar).

Ishte poet, dramaturg dhe historian gjerman i shquar. Njihet pranë Goethe (Gëtes) si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane.

Ai ishte djalë i një oficeri dhe një vajze bukëpjekësi. Shilerit, përderisa ishte në akademinë ushtarake të themeluar nga hercogu Karl Eugeni prej Vyrtembergut (von Wurternberg), në vitet 1773-1780, ju deshtë të studionte judikaturën dhe mjekësinë. Urdhri ushtarak i pashpirt i shkollës, shumë herët e detyrojë Shilerin që të merrte një qëndrim opozitar.

Ai lexoi veprat e Zhakues Rouseseut, Gëtes, dhe Uiliam Shekspirit dhe më 1779/80 fshehtas përmblodhi veprën e parë “Grabitqarët” e cila u botua anonime më 1781. Suksesi sensacional i kësaj pjese që shfaq më 1782 në Manhaim, e popullarizuan shumë shkrimtarin e ri mirëpo në Vyrteberg i sollën ndalesën e shkrimeve, arrestim dhe përjashtim. Shiler iku në Manhaim dhe nga aty shkoi në rezidencën Henriete von Volcogens.

Gjatë kësaj kohe ai përfundoi pjesën pikëlluese “Betimi i Fieskos Së Guinesë” dhe përpiloi “Intrigë e Dashuri”. Më 1783 Shileri u bë shkrimtar i teatrit në Manhaim. Ai e lëshoi këtë vend pasi që kishte papajtueshmëri me itendatin e Dalbergut, i cili për dallim nga planet e Shilerit për teatrin si qendër edukative nacionale, mendonte më shumë për arkën e teatrit.

Lexo edhe :  “Do të jetë deputet i Kuvendit...”/Sali Berisha konfirmon marrëveshjen me Ilir Metën

Gjatë 1785-1787 Shileri gëzoi mikpritjen e familjes Kërner në Lajpcig dhe në Dresden nga ku më 1787 arriti të mbaroi pjesën “Don Kalos” dhe filloi që më me intensitet të merret me studimin e historisë. Pas suksesit të tij me “Historia e shkatërrimit të Holandës së Bashkuar nga Qeveria Spanjolle” filloj punën si profesor i historisë në Universitetin e Jenës dhe më 1790 u martua me Sharloten e Lengfeldit (Charlotte von Lengfeld). Në vitet pasuese krijoj veprat mbi historinë, si bie fjala “Historia e luftës tridhjetëvjeçare” (1792); përmbajtje rreth çështjes etike si “Tuta dhe Krenaria” (1793), “Mbi edukatën etike të njeriut” (1795) si dhe vepra me mendime lirike. Miqësinë me Gëten e filloi më 1794.

Ndërsa më 1799 u shpërngulë në Vaimarë ku realizoi disa preokupime rreth teatrit në teatrin e oborrit të Vaimarës. Përveç përpunimit të pjesëve të autorëve tjerë ai krijoi edhe veprat e mëdha, dramën historike të tij “Valenshtai”n-trilogji (1798/99), “Maria Stuart” (1800), “E virgjëra e Orleansit” (1801), dhe “Vilhelm Tel” (1804). Me dramën “Nusja e mesinës” (1803) Shileri provoj që të zgjonte për gjeneratat e tij, formën e tragjedive të grekëve antikë. Vepra e tij e fundit “Demetrius” – një tragjedi rreth një kandidati të rrejshëm për fronin rus – mbete një fragment.

r.g/fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV