Shpesh ka ndodhur që personazhe të njohur televizivë ta kenë nisur rrugën si këngëtarë e më pas të kenë provuar të jenë edhe moderatorë. Në raste të tjera disa kanë provuar aktrimin nga moderimi ose kënga.
Të njëjtën eksperiencë duket se ka dëshirë ta provojë edhe Fjoralba Ponari, e cila rrugën në ekran e nisi si këngëtare në ‘The Voice Of Albania’.
Ditën e djeshme Fjoralba Ponari publikoi një Status në Instastory, i cili na la të kuptojmë se bukuroshja po kalon në një fushë të re siç është kinematografia.
“Po sikur të tentojmë një herë edhe nga aktrimi”,- shkruan moderatorja, duke shtuar “çfarë po bëj me jetën time”.
Përsa i përket muzikës, aktualisht Fjoralba është nën menaxhimin e Mc Kreshës, teksa në verë zbuloi se do të sjellë një bashkëpunim me Lyrical Son.
Pak kohë më parë, ajo ka treguar se me Mc Kreshën ka më shumë se një bashkëpunim, si edhe ka disa emra të mëdhenj që do jenë pjesë e albumit. Për publikimin e tij ajo ka thënë se nuk mund të arrihet brenda vitit 2020.
Nuk e dimë nëse Fjoralba do ta çojë deri në fund këtë ambicie të re të sajën, por mbase këtë detaj do ta zbulojmë në javët në vazhdim nga vetë ajo./Bl.Ba/Fjala.al