Vdes nga Covid ish-kampioni shqiptar/ Duka homazh për babain e dy futbollistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër ish-sportisti të njohur shqiptar. Ish-kampioni i Shqipërisë në mundjen e lirë dhe xhudo Shkëlqim Troplini është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Ai u dërgua dje me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mundi të shpëtonte.

Shkëlqim Troplini ishte njëri prej më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet 1987-2003 duke u shpallur kampion i mundjes së lirë, ndërsa në vitin 1994 u shpall dhe kampion kombëtar i xhudos. Ai përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së, kurse në 1995 u rendit mes 8 më të mirëve në kampionatin evropian të mundjes.
Ndërkaq, ka ardhur edhe ngushëllimi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Reagimi:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të ish sportistit, trajnerit dhe mikut të mirë Shkëlqim Troplini. Në këtë çast të trishtuar, gjej rastin që të ngushëlloj familjen, miqtë dhe vecanërisht dy djemtë Rejnaldon dhe Euxhenjon (të dy lojtarë të Erzenit), për humbjen e njeriut të dashur.

Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër kampionët e njohur në sportin e mundjes, duke arritur në nivele të larta deri në kampion kombëtar. Më pas kontributi i tij është shtrirë edhe në fushën e trajningut në futboll, ku për një periudhë të gjatë ka qenë edhe zv/trajner i Erzenit duke u shquar për përkushtimin dhe seriozitetin e tij. Për të gjithë sa ka bërë në fushën e sportit do të mbetet i paharruar.

I ndrittë shpirti në parajsë!

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV