Bashkia e Tiranës kërkon amendim të ligjit për të ndihmuar bizneset që preken nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka kërkuar amendim të ligjit për të ndihmuar bizneset që preken nga situata të ngjashme si pandemia e Covid-19. Kërkesa në fjalë është bërë në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohet Pr/Buxheti i vitit 2021.

Bashkia ka kërkuar të shikohet mundësia ligjore për të mos aplikuar një taksë të caktuar në situata të caktuara, siç ndodhi këtë vit me pandeminë Covid-19. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha sot se do ishte me vlerë që bashkive t’u jepet e drejta, që përmes një vendimi të këshillit bashkiak, të mos e aplikojnë një taksë për një sektor të caktuar, që mund të jetë prekur rëndë nga pandemia.

Ai solli rastin e sektorit të hotelerisë në Tiranë, e cila është dëmtuar rëndë për shkak të ndalimit të lëvizjeve këtë vit. Mazniku shtoi se përmes këtij ndryshimi do të krijohej mundësia e mbështetjes së bizneseve në periudha të tilla të vështira.

Kërkesa jonë ka të bëjë me shikimin e mundësisë që t’u jepet hapësirë bashkive, që për situata si ky vit me pandeminë, të kenë mundësi që me një vendim të këshillave bashkiakë të mos aplikojnë taksa të caktuara.

Për shembull, në Bashkinë e Tiranës sektori i hotelerisë është dëmtuar shumë nga situata e Covid-19, deri në nivelin 50-60%, sepse duke qenë se njerëzit nuk kanë lëvizur, hotelet nuk kanë pasur mundësi të punojnë. Një ndër politikat që Bashkia e Tiranës do të donte të aplikonte është mosmbledhja e taksës së pronës për këtë sektor, por ama ligjërisht nuk mund ta bëjmë këtë të gjë.

Ne mund të bëjmë vetëm uljen me 30% të tarifës, por kjo është e pamjaftueshëm për këtë sektor, i cili është prekur masivisht nga Covid. Ne kërkojmë që të shikohet mundësia ligjore që t’i jepet e drejta bashkive, përmes një vendimi të këshillit bashkiak, që të mos e aplikojmë një taksë të caktuar për një sektor të caktuar, kur ka situata specifike si kjo”, shpjegoi nënkryetari Mazniku.

Lexo edhe :  Rama ndan foton fituese të konkursit 'Wanderlust in Albania 2': Promovim i vlerave tona

Gjatë periudhës së pandemisë, Bashkia e Tiranës vendosi një sërë lehtësirash për taksat lokale për bizneset të cilat operojnë në kryeqytet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV