Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së ditës së martë ku një tjetër pacient i prekur nga Covid-19 u hodh nga kati i dytë i spitalit infektiv në Tiranë.
Ai bën krahasimin me italinë për periudhën mars-gusht duke theksuar se në shtetin fqinj janë vetëvrarë 71 persona me COVID-19.
Ai madje ironizon duke theksuar se dhe opozita do kalojë me dimrin bashkë me COVID-19
“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!”, shkruan Rama.
Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!
— Edi Rama (@ediramaal) November 10, 2020
Në Shqipëri tre pacientë me COVID-19 janë vetëhedhur nga spitalet dedikuar trajtimit të tyre duke gjetur vdekjen, kurse një rast i katërt u shënua sot tek Infektivi, por që mbeti i plagosur.
Pa.Va/Fjala.al