Greqia ‘tregon dhëmbët’, vendos trupa ushtarake në ishullin pranë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia do të vendosë për herë të parë trupa ushtarake në ishullin e Othonoit.

Ky është dhe ishulli më perëndimor i saj dhe që është afër ujërave territoriale shqiptare në Detin Jon.

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se vendosja e pranisë së përhershme ushtarake në këtë zonë, edhe pse vendi nuk ndjehet i kërcënuar ashtu si në Lindje nga Turqia, është pjesë e strategjisë së re të Ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se puna për të vendosur postën ushtarake në këtë ishull ka nisur edhe si kërkesë e vazhdueshme e 400 banorëve të tij.

Ende nuk ka asnjë informacion nga ana e Qeverisë greke, por kjo lëvizje e Athinës vjen pas vendimit për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon dhe për të çuar çështjen e ndarjes së Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Energjia e pastër/ Marrëveshje mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve

Në Abu Dhabi, Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë bashkë për të nënshkruar një marrëveshje trilaterale...

Sazani në duart e Trump, Rama miraton projektin

Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner, dhëndrit të presidentit...

Konflikte mund të lindin në dashuri…çfarë thonë yjet për ju sot

DASHI Mos u përpiqni të përfundoni gjithçka gjatë ditës së sotme. Dot të jetë një ditë e ngarkuar me punë dhe rekomandohet të kërkoni ndihmë...

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre gjyqtarë të shkarkuar më parë...

Lajme të tjera

Web TV