Vihet në rrezik ngritja e BKH, nga 60 kandidatë kualifikohen vetëm 55

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Byroja Kombëtare e Hetimit ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të testimit me shkrim për 104 kandidatët konkurrent për pozicionin e punës “hetues” në BKH.

Në njoftim BKH raporton se nga 104 kandidatë kanë kaluar testimin vetëm 55 prej tyre, duke vënë në rrezik ngritjen e këtij institucioni pasi struktura e BKH kërkon të paktën 60 hetues.  (Lista e vleresimit te KANDIDATEVE)

Sipas BKH, kandidatët e kualifikuar do të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit, siç është “Intervista”, e cila do të zhvillohet në: nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:

“Këshilli i Larte i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena” , Godina “Poli i Drejtësisë”,   (Ish-fusha e Aviacionit) Tiranë, 

Në lidhje me datën dhe orën e intervistës do t’ju njoftojmë në vijimësi në website-in e BKH-së. Komisioni i Përzgjedhjes”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore.

Qëllimi i tyre është të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria ‘në flakë’/ Mbërrijnë në Bazën Ajrore, 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara

Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji,...

“Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje!”

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së hënës, ka postuar në Facebook videon e shembjes së një godine pa leje me lëndë plasëse “Mirëmëngjes dhe me...

Temperatura deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Tërmeti shkundi Turqinë/ Viktima e 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan...

Ndahet nga jeta vajza e ish-kryeministrit grek, 34-vjeçarja pësoi arrest kardiak

Asnjë lajm nuk mund ta kishte habitur dhe tronditur më shumë publikun grek sesa vdekja e Lena Samaras , një e re, një gruaje...

Lajme të tjera

Web TV