“Pfizer 90% efektive”, sfidon Rusia: Vaksina jonë me përqindje më të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina ruse Sputnik V, kundër koronavirusit, është më shumë se 90 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve, ka thënë kompania prodhuese më 11 nëntor, teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve, në garën për krijim të vaksinës.

Bazuar në numrin e personave që kanë qenë në kontakt me virusin pasi janë vaksinuar apo kanë qenë pjesë e testimit të rreth 16,000 vullnetarëve, vaksina Sputnik V ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92 për qind, ka thënë Instituti Gamaleya, që sponsorohet nga shteti rus.

Kjo deklaratë vjen pak kohë pasi gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, kanë thënë se vaksina e tyre ka qenë më shumë se 90 për qind efektive.

Drejtori i Institutit Gamaleya, Aleksandr Gintsburg, ka thënë se rezultatet e një periudhe kohore kanë treguar efikasitetin e vaksinës Sputnik V dhe se doza masive do të shpërndahen në gjithë Rusinë në javët në vazhdim.

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi Moska ka nisur vaksinimet në masë, para përfundimit të të gjitha fazave të testimit të vaksinës.

“Besoj se ka pasur presion politik pas publikimit të deklaratës nga Pfizer dhe BioNTech më herët gjatë kësaj jave për të bërë krahasime me të dhënat e tyre”, ka thënë Bodo Plachter, zëvendës-drejtor i Institutit për Virologji në Universitetin Mainz në Gjermani, raporton Rel.

Rusia ka qenë shteti i parë që ka miratuar vaksinën për koronavirus, e cila është përdorur nga publiku në këtë shtet. Vaksina Sputnik V, është thënë të jetë krijuar në gusht dhe ka qenë gati për shkallë të gjerë të testimit në shtator.

Lexo edhe :  PS në festë, Berisha në protestë

Rusia përbën shtetin e pestë me numrin më të madhe të të infektuarve me koronavirus në botë. Deri më tani ka regjistruar 1,836,960 raste./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV