‘Nuk është Kina!’ Shkencëtarët: Ky vend është përgjegjës për përhapjen e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti anglez i Huddersfield dhe Universiteti portugez i Minho, kanë përgatitur një hartë e cila tregon shpërndarjen e Covid-19 në të gjithë Botën dhe arritën në përfundimin se Evropa ishte burimi kryesor i përhapjes së pandemisë.

Një studim i quajtur Filogjeografi i 27,000 gjenomeve SARS-CoV-2, zbuloi se Evropa ishte burimi kryesor i pandemisë COVID-19.

Studimi i botuar në revistën Mikroorganizmat, tregoi se, megjithëse virusi fillimisht ka origjinën në Kinë, Evropa ishte ajo nga e cila u përhap më shumë në zona të tjera. Shkencëtarët zbuluan se Britania dhe Evropa kishin kufizime shumë të dobëta dhe tepër të vona të udhëtimit, të cilat çuan në përhapjen e pandemisë në të gjithë SHBA-në dhe pjesë të tjera të botës.

Pasi analizuan 26.869 gjenome virale, të marra nga e gjithë bota, ata zbuluan se Covid-19 ishte përhapur nëpër botë nga Evropa, megjithëse fillimisht kishte origjinën në Kinë.
Tipi A1a u zbulua për herë të parë në Itali më 20 shkurt.

“Grafikët tregojnë se nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit, Evropa ishte burimi i shumicës dërrmuese të sekuencave të reja të regjistruara në Evropë, Amerikën e Veriut, Oqeaninë dhe Azinë Jugore.

Transmetimet e shoqëruara me A1a dhe nëngrupet e tij përfaqësojnë shumicën e gjenomeve të sekuencuar SARS-CoV-2 në shumicën e kontinenteve, përfshirë Afrikën (83%), Amerikën e Veriut (68%), Amerikën e Jugut (87%) dhe Oqeaninë (kryesisht Australia 60%).

Strain A1a u zbulua për herë të parë në Itali në 20 shkurt 2020. Në të kundërt, Kina nuk kishte asnjë përfshirje në përhapjen e saj. Shumica e rasteve të reja në Azinë Lindore gjatë asaj periudhe, me rastet e datuara midis 2 marsit dhe 16 prillit, është në këtë nëngrup, duke treguar migrimet e viruseve nga Evropa në Azinë Lindore, ndonjëherë nëpër Amerikën e Veriut”, thuhet në studim./R.G/Fjala.al

Të fundit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e njohur si Gjykata Speciale ka njoftuar për ndryshime të mëtejshme në listën...

“Torturë dhe përdhunime”, pengjet izraelite dëshmojnë për mizoritë e Hamasit

Pas 482 ditësh traumatike në duart e terroristëve në Rripin e Gazës, dy pengje izraelite dhe pesë tajlandeze pësuan një tjetër sprovë të enjten:...

Laçi në formë, ndaj Partizanit për të thyer “tersin”

Është fakt se që nga ardhja e Françesko Morieros në krye të stolit, Laçi është një skuadër krejt tjetër nga ajo i fillimit të...

Papa: Kryepiskopi Anastas ‘ndihmoi në rizbulimin e besimit pas vitesh ateizmi’

Në ditën e varrimit të kryepiskopit ortodoks Anastas Janullatos, Papa Françesku, në një letër, që u lexua gjatë funeralit nga kreu i delegacionit të Vatikanit,...

Balla propozon ndryshime në ligjin për nënshtetësinë shqiptare

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka propozuar ndryshime në ligjin për nënshtetësinë, për shqiptarët që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV