Ilir Kadia, i ati i Besart Kadisë reagon në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Kadia, i ati i Besart Kadisë ka reaguar për postin që ka marrë së fundmi djali i tij në qeverinë e Ramës si zv/ministër i Financave.

Ai shkruan se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.

Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir!Janë në të drejtën e tyre! Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai.

Emërimi i Kadisë në qeverinë Rama solli një lumë komentesh në rrjetet sociale, duke kundërshtuar vendimin e ekonomistit, i cili ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD dhe një nga drejtuesit departamenteve, derisa u largua nga PD më 2019.

Ilir Kadia është gazetar i njohur që për shumë vite punoi për seksionin shqip të BBC ndërsa më herët ka punuar në disa media të Tiranës. Në mandatin e dytë të qeverisë Berisha ai ishte këshilltar i këtij të fundit për marrëdhëniet me publikun./Re.D/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV