Buxheti 2021/ Fonde shtesë për rritjen e pagave në dy sektorë dhe përballimin e Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në buxhetin e vitit 2021 pjesa kryesore e fondit kalon për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Rreth 6 miliardë lekë gjithashtu pritet të lëvrohen për përballimin e pasojave të COVID-19. Si parashikohet rritja ekonomike për vitin e ardhshëm dhe synimi për të ulur borxhin publik

Nga Fernada Cenko

Projektligji i buxhetit të vitit 2021 vjen në kushte aspak të zakonshme, në ndryshim nga 7 buxhetet e përgatitura përgjatë këtyre viteve. Ky buxhet nga Ministria e Financave është buxheti i rimëkëmbjes, sepse, sipas tyre, po bëhen përpjekje për të tejkaluar me sukses pasojat negative të dy fatkeqësive natyrore që goditën vendin tonë në mënyrë të njëpasnjëshme: tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

Referuar MF, ndryshe nga çfarë parashikohej të ndodhte fillimisht, situata është e menaxhuar mirë dhe ekonomia ka rënë më pak se sa parashikuar. Megjithatë, trendi negativ ka prekur gjithë vendet e botës dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim nga vendet e zhvilluara si Franca, apo partnerët kryesorë tregtarë si vendet e BE-së. Për Financat, parashikimet mbeten optimiste për një rënie me vetëm -6.1% dhe me indikatorë makroekonomikë të qëndrueshëm.

Megjithatë në asnjë rast qeveria dhe ministria nuk është shprehur se kjo krizë do të kalojë pa pasoja, por se ndikimi do të jetë më i kufizuar dhe nën kontroll, krahasuar kjo me atë që një pjesë e mirë e institucioneve (ndërkombëtare dhe vendase) parashikonin në krye të herës. Në mbarë globin, masat shtrënguese që u ndërmorën për frenimin e përhapjes së pandemisë sollën rënie të fortë të eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, konsumit familjar dhe investimeve në ekonomi, kryesisht atyre private.

Ministria e Financave është treguar besim plot se viti 2021 do ta gjejë ekonominë shqiptare të rikthyer dukshëm drejt trendit të rritjes së qëndrueshme. 5 vitet para pandemisë, financat publike siguruan një trajektore të sigurt dhe optimale të konsolidimit fiskal, e materializuar në parametra kyç të qëndrueshmërisë. Së pari, në uljen e deficitit buxhetor nga 5% të PBB në 2013 në poshtë nivelit prej 2% deri në vitin e shkuar (2019).

Borxhi publik duke rënë nga rreth 73% në vitin 2015 në rreth 66.3% në fund të 2019. Po ashtu, që prej vitit 2016 e deri në 2019 buxheti ka regjistruar një balancë primare pozitive, gjë e cila nuk ndodhte pothuajse në asnjë vit gjatë tre dekadave të fundit. Projektbuxheti 2021 dhe ai afatmesëm bazohen në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Pas recesionit të fortë në vitin 2020, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Për rrjedhojë, niveli i borxhit publik do t’i rikthehet qartësisht trajektores rënëse në vitin 2021 me një vlerë rreth 78.6% të PBB-së nga rreth 80.9% që pritet në vitin 2020, pra duke u rikthyer sërisht edhe ky parametër në përputhje me përcaktimet ligjore.

Në vitin 2021, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 479 miliardë lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 437 miliardë lekë, Krahasuar me 2020, të ardhurat gjithsej të buxheti të shtetit do të rriten 10.6 %.

Këtë vit MF ka ndërmarrë nisma fiskale me ndikim të drejtpërdrejtë te biznesi i vogël: Zerimi i detyrimit të Tatimit mbi Fitimin për biznesin e me xhiro deri ne 14 milionë lekë; rritja e pragut të TVSH-së nga 2 milionë në 10 milionë. Pra bizneset me të ardhura deri në 10 milionë lekë, nuk do të paguajnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar; rritja e pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.

Shpenzimet Buxhetore për vitin 2021 janë programuar në nivelin e 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB, dhe janë shpenzime për qytetarët dhe investimet në shërbim të tyre.

Këto shpenzime me rritje në terma nominalë me rreth 8 miliardë lekë krahasuar me Aktin Normativ të fundit të Buxhetit të vitit 2020, do të vijojnë të mbështesin me prioritet sektorë të tillë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe do sigurojnë financimin e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Ja 3 partitë që PD nuk bën koalicion ose aleancë…

Shpenzimet e personelit për vitin 2021 janë parashikuar në masën 92.1 miliardë lekë ose 5.5% e PBB.

Vëmendja tek mjekët dhe mësuesit, 8 miliardë lekë për rritjen e pagave

 Krahas shëndetësisë dhe arsimit e cila cilësohet si zë kryesor në fondin e pagave për vitin e ardhshëm, rreth 1 miliard lekë do të shkojnë tek ish të përndjekurit politikë

Politika e re të rritjes së pagave për punonjësit e dy sektorëve prioritar si shëndetësia dhe arsimi përfshihet pikërisht në këtë fond, me 8 miliardë lekë për rritjen e pagës për funksion me 40% për punonjësit shëndetësor, me një vlerë prej 4.5 miliardë lekë dhe rritjen e pagës për funksion me 15% për punonjësit mësimor të sistemit arsimor parauniversitar me një vlerë prej 3.5 miliardë lekë. Nga kjo politikë e re e rritjes së pagave përfitojnë: 4,650 mjekë në kujdesin parësor dhe dytësor; 13,765 infermierë dhe laborantë; 35,883 mësues të arsimit parauniversitar. Sa i takon buxhetit që do të marrin ish të përndjekurit politikë, qeveria thotë në shifra se rreth 1 miliardë lek do të shkojnë për këtë kontigjent.

Qeveria ka parashikuar subvencione në masën 1.55 miliardë, ku rritja e tyre parashikon zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit. Kjo do të jetë një politikë më gjithëpërfshirëse të nxitjes së punësimit e cila ka nisur tashmë në fund të vitit 2020, si një përgjigje e situatës së krijuar nga COVID-19. Sa i takon skemës së Sigurimeve Shoqërore për vitin 2021 parashikohet në masën 144.6 miliardë lekë ose 8.6% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.4 miliardë lekë. Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve: parashikohen në total në masën 3 miliardë lekë ose 0.2% e PBB.

Për vitin 2021, kostoja totale e prioriteteve për përballimin e pandemisë COVID-19 që do të financohet nga buxheti është rreth 6 miliardë lekë, ku përfshihet dhe kosto e parashikuar për vaksinën anti-COVID (COVAX), dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë dhe efikas të pandemisë COVID 19 (këtu nuk përfshihet kostoja e rritjes së pagave me 40% për stafin mjekësor).

Sa i takon sektorit të bujqësisë, i cili në 2013 merrte rreth 5.86 miliardë lekë ose 0.4% të PBB ndërkohë që në vitin 2021 do të perfitojë rreth 13 miliardë lekë ose 0.8% e PBB, pra më shumë se dyfish krahasuar me shifrat e vitit 2013.

Në infrastrukturën rrugore, ku janë mbyllur shumica e projekteve të rrugëve të lëna të papërfunduar që prej vitit 2013, duke hapur njëkohësisht kantiere të reja të mëdha për kompletimin e vendit tonë me akse kombëtare që janë pjesë e axhendës së konektivitetit rajonal dhe europian. Së dyti në dallim nga Qeveria e para 2013, në vitin 2013 shpenzoheshin 1.2 miliardë lekë, ndërkohë në vitin 2021 parashikohen të shpenzohen rreth 3 miliardë lekë, pra rreth një 3 fishi i fondeve.

Në projektbuxhetin e vitit 2021 parashikohen 28 miliardë lekë për përballimin e procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Gjatë 2021 është parashikuar dhe një fond prej 1.5 miliardë lekë për përballimin e bonusit të qerasë për familjet e mbetura të pastreha nga kjo fatkeqësi.

Krahas 34 miliardë lekë të parashikuara për t’u shpenzuar deri në fund të vitit 2020 dhe 6 miliardë të parashikuar në vitin 2022, buxheti i rindërtimit do të mundësojë: 3,470 banesa individuale; 4,646 banesa kolektive; 145 objekte arsimore.

Sa i takon buxhetit vendor për vitin 2021 transferta e pakushtëzuar do të ishte 1.4 miliard lekë më e vogël se këtë vit. Në fakt ajo jo vetëm që nuk ka pësuar ulje por ka një rritje të lehtë mesatarisht 1.3 përqind krahasuar me vitin 2020.

Nëse këtë krahasim do ta shtrinim më pas në kohë, me vitin 2013, transferta për buxhetin vendor në 2021 rezulton rreth 52% më e lartë se transferta e vitit 2013 dhe rreth 50 përqind më e lartë se e vitit 2015, si viti bazë para reformës administrativo-territoriale.

Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë. Në vijim të reformës administrativo-territoriale janë bërë refoma të thella në drejtim të menaxhimit financiar në nivel vendor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV