Nagorno-Karabakh/ Armenët djegin shtëpitë e tyre për një arsye të vetme (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra armenë janë duke djegur shtëpitë e tyre, pasi do të largohen nga zona përreth Nagorno-Karabakut që do t’i dorëzohet Azerbajxhanit si pjesë e marrëveshjes së paqes.

Armenët të cilët jetojnë në këtë zonë që prej vitit 1993 po shkatërrojnë shtëpitë e tyre, duke u vënë zjarrin në mënyrë që azerbajxhanasit të mos jetojnë në to.

Disa ditë më parë protestuesit kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin armen, Jerevan, ndërsa zemërimi shpërtheu kundër marrëveshjes së paqes për t’i dhënë fund luftës me Azerbajxhanin për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Qindra njerëz dolën në rrugë menjëherë pasi kryeministri i Armernisë, Nikol Pashinyan, njoftoi marrëveshjen “e dhimbshme” të martën./r.g/Fjala.al

Të fundit

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Lajme të tjera

Web TV