OFL në Dibër, “ultimatum” për deklarimin e pasurisë tre të dënuarve për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit tre të dënuar për Trafik të narkotikëve nga Dibra duhet tu përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve të gjithë pyetjeve të OFL për deklarimin  e pasurisë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eriol (Moll) Çela, banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Tedi Vojka, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Albi Murja, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Dikur ishte një prej “zemërthyesve” më të mëdhenj të Hollivudit, i cilësuar si “Brad Pitti francez”, Olivier Martinez sot...

Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Njerëzit lëshojnë përmes lëkurës dhe frymëmarrjes një sërë komponimesh kimike me aromë të veçantë. Disa prej tyre mund të jenë tregues të një problemi...

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më...

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të...

Prindërimi pa bërtitur ose ndëshkuar, mësojini fëmijët t’ju dëgjojnë me respekt

Prindërimi modern po largohet gjithnjë e më shumë nga kontrolli i rreptë dhe po shkon drejt lidhjes, duke theksuar respektin dhe komunikimin e hapur....

Lajme të tjera

Web TV