Covid ka ndikuar në kujtesën e qytetarëve, mjeku tregon arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një sondazhi të kryer nga Shoqata “Alzhaimer” në Shtetet e Bashkuara, gjysma e të afërmve të të sëmurëve me Alzhaimer thanë se kujtimet e të dashurve të tyre ishin përkeqësuar në momentin që ata kanë filluar të jetojnë të izoluar.

Studiuesit pranë Universitetit të Kalifornisë pohojnë se gjithashtu është vënë re se probleme me kujtesën kanë pasur edhe njerëzit që kanë një memorie autobiografike shumë të madhe aq sa mund të mbajnë mend dhe ngjarje si blerja e një bilete kinemaje 20 vjet më parë.

Ndaj nëse, që nga nisja e pandemisë, e keni pasur të vështirë të mbani mend t’i dërgoni një e-mail dikujt, të flisni me dikë që duhet të kishit folur apo dhe keni harruar të blini qumështin, nuk jeni të vetmit.

Sigurisht që të dhënat nuk janë përfundimtare dhe është herët që të krahasojmë memorien tonë para pandemisë dhe pas pandemisë, por ajo që duket se është e sigurt është fakti që situata e gjithë këtyre muajve ka përkeqësuar edhe kujtesën tonë.

I ftuar në “Wake Up”, mjeku psikiatër Neli Demi tregoi edhe arsye pse kjo situatë ndikon në psikologjinë e qytetarëve.

Kohëzgjatja e këtij izolimi, paqartësia në kohëzgjatjen e tij, mungesa e sigurisë që shkakton izolimi në vetvete dhe mundësia e infektimit, problemet e ndryshme që sjell pandemia, pamundësia për rutinën e përditshme, mungesa e kontaktit fizik, të gjitha këto janë ngacmues të problemeve të humorit dhe të ankthit që mund të bëhen shkak pastaj për problemet e memories”, tha ai.

Më tej, mjeku sqaroi: “Meshkujt ose femrat kanë një tendencë për të pasur një qëndrim dhe interes për gjëra të ndryshme, kjo përcakton edhe llojet e gjërave qe në mbajmë mend”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres

Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga...

Tradita e festës shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë/ Historia e Krishtlindjeve

Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa...

A do të bjerë shi datën e ndërrimit të viteve? E zbulon meteorologia

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se ditët e fundit të këtij viti, të paktën deri në datën 2 janar të vitit të ardhshëm, nuk...

Pasojat që ka lënë Covidi në arsim dhe kulturë

Nga Artan Fuga Këto kanë ardhur si nga dëmtimi i funksionit të shkollës, si nga tronditja psikologjike e ardhur nga izolimi, si nga mosndjekja e...

Kur gënjen policia!

Nga Lutfi Dervishi Rasti i Klodian Rashës, që u vra nga policia, pas protestave solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Por, edhe pse autori është...

Lajme të tjera

Web TV