Legjionarët, Strakosha kapërcen virusin korona, është gati për Lacion kundër Krotones

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund vjen një lajm i mirë për Thomas Strakoshën, i cili ka rreth një muaj që nuk luan një ndeshje zyrtare. Mësohet se portieri shqiptar i Lacios ka dalë negativ në testin e fundit për virusin korona.

Gardiani i portës së Kombëtares kuqezi ka humbur ndeshjet e fundit me klubin e tij, Lacion, si edhe takimet e Shqipërisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Por tanimë mësohet se Strakosha ka mposhtur virusin Covid-19 dhe pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi për ndeshjen e kësaj fundjave, në vizitën që do t’i bëjë skuadrës së ngjitur rishtazi në elitën e futbollit italian, Krotones.

Portieri 25-vjeçar shqiptar ka rreth një muaj që nuk luan dhe së fundi humbi edhe 3 ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, dy në Ligën e Kombeve dhe miqësoren me Kosovën, pasi kishte rezultuar pozitiv për Covid-19.

Sidoqoftë, në tamponët e kryer dje nga klubi kryeqytetas, Strakosha rezultoi negativ, ashtu sikundër kishte rezultuar edhe më herët edhe sulmuesi i bardhekaltërve Çiro Imobile, dhe që të dy pritet të jenë në dispozicion të Inzagit për ndeshjen e të shtunës. “Covid-19” është i pranishëm prej javësh tek Lacio, por duket se kohët e fundit situata është përmirësuar.

Të fundit

Trump do dëbojë emigrantët e paligjshëm, aktivisti në SHBA: Ka ardhur me dorë të hekurt

Humb jetën një 70-vjeçar në Ersekë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet...

Vaçe Zela, artistja emblematike e gjithë shqiptarëve

Pushteti shpirtëror i këngëtares Vaçe Zela, e cila mbetet një emblemë, nesër nuk do të jetë në dorën e inteligjencës artifaciale, por në memorien...

Janari thyen një tjetër rekord të nxehtësisë, çfarë po i rrit temperaturat globale

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht...

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh kanë regjistruar për herë të...

A do të largohesh nga pushteti? Përgjigjet Rama!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Rama theksoi...

Lajme të tjera

Web TV