Zbardhet agjenda e presidentit të Këshillit Europian, ja takimet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi firmosi sot në mëngjes bashkë me presidenten e KE Ursula von der Leyen marrëveshjen e BREXIT, të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është nisur drejt Tiranës. Ish- kryeministri belg do të takohet në mesditë në orën 12:50 me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në orën 13.20 konferencë për shtyp dhe në orën 13:50 një drekë pune.

Gjithashtu, po sot Michel do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut ku do të takojë gjatë pasdites Presidentin Pendarovski, kryeministrin Oliver Spasovski dhe ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov. Vizitë e tij në Shkup do të zgjasë deri nesër.

Herën e fundit që Charles Michel ka qenë në Shqipëri ishte 23 prilli i 2018 ku e vizitoi vendin tonë si kryeministër i Belgjikës kurse tani vjen për herë të parë si Presidenti i ri i Këshillit Europian. Në tetor të vitit të kaluar Michel mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Fjala.al

Të fundit

Socialist për të pasurit, kapitalist për të varfërit

Nga Blendi Kajsiu Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama janë kritikuar shpesh nga akademikë, gazetarë dhe nga intelektualë...

Feston 40 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo tregon ëndrrën që ende nuk e ka realizuar

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo feston sot 40 vjetorin e lindjes ku në një intervistë për Canal 11 ka rrëfyer ëndrrën që dëshiron të...

“Berisha ka marrë para nga kriminelët serbë”, avokati: Përfshihet edhe familja…

Ashtu edhe siç e kishte paralajmëruar një javë më parë në studion e Report Tv, se kishte edhe “7 dosje të tjera si partizani”...

“Sistemi i pensioneve në Shqipëri drejt një reforme të dytë

Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me vështirësi të shumta, që burojnë nga informaliteti në tregun e punës, migrimi dhe plakja e shpejtë...

Pakti i qyteteve të lira/ Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në Europë dhe botë janë bërë bashkë në Tiranë. Punimet e samitit Pakti i Qyeteve të Lira...

Lajme të tjera

Web TV