Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 39 viktima nga Covid-19, 1,237 persona të infektuar, si dhe 748 të shëruar.
Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej dhjetë persona. Të dhënat i referohen testimit të 3,200 personave.
Deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 52,449 persona, prej tyre 1,462 kanë humbur jetën, 30,952 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 20,035 persona.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten në mbrëmje shpalli gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit.
Pa.Va/Fjala.al