Rama sot konferencë për t’ju përgjigjur Bashës për vdekjet nga Covidi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet që ta dalë në deklaratë zyrtare në lidhje me pretendimet e kreut të PD-së për manipulimin e shifrave të vdekjeve nga Covid-19.

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende publikisht mbi pretendimet e kreut të PD-së, por duket se po merr kohë për të pasur një reagim të plotë. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka reaguar, por duke kërkuar që Basha të ndalë sulmet ndaj mjekëve.

Në qëndrimet e kreut të PD-së, i cili në këtë rast ka preferuar vetë të dalë në “plan të parë”, nuk përmendet “fshehje shifrash” të të vdekurve nga ana e mjekëve, por nga qeveria. Megjithatë, Rama bëri publike faktin se do të jetë sot në një deklaratë për t’i kthyer përgjigje Bashës dhe të gjithëve atyre që i besojnë versionit të tij. Por edhe kjo nga Basha është lexuar ndryshe, duke hedhur dyshimet se Rama po kërkon kohë për manipulimin e fakteve që ndodhen në morgun e QSUT.

Të enjte kam thënë që prokuroria të shkojë në morg të marrë provat. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet, dhe nuk kam ndërmend të publikoj emra. Përse nuk shkon prokuroria? Pse thotë Rama nesër do dal në konferencë për shtyp? Pse jo sot? Që deri nesër të manipulojë të dhënat? Kjo është e turpshme.

Dihet që është bërë krim. Është ulur në sy të publikut rreziku i pandemisë. Së dyti duke fshehur numrin e viktimave ke fshehur dhe përgjegjësinë për marrjen e masave. Ndaj ky moment nga denoncimi deri te konferenca e nesërme e Ramës, është moment i fshehjes së provave. Provat që na u sollën ne janë aty në morg. Të shkojë prokuroria. Ata bëjnë politikë me vdekjen jo ne, ata se po e ulin numrin”, tha Basha.

Lexo edhe :  Tirana,qendra e talenteve/Rama: Gur i rëndë kilometrik në rrugën e transformimit

Kreu i demokratëve ngre pikëpyetjet për të shkatërruar provat. “Ky njeri druhem se këtë kohë do e përdor për të shkatërruar dokumentet, por të vëretën e dinë të gjithë personeli shëndetësor. E rëndësishme është shëndeti dhe jeta e njerëzve, ndërsa procesi i menaxhimit t pandemisë nuk bëhet me deklarata të tilla. Nëse s’ka testime, pajisje dhe rimbursim real për shqiptarët që paguajnë ilaçe këto deklarata janë kot.

Edi Rama vendos që paratë të mos shkojnë për testime, për hapjen e reparteve Covid në spitalet rajonale. Këto janë vendime dhe përgjegjësi të Edi Ramës, ai nuk mund të fshihet. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin që Edi Rama t’i çojë paratë për shëndetin dhe jetën e njerëzve. Ne nuk jemi mjaftuar me denoncime, por ju kemi dhënë plane, masa për shëndetin e shqiptarëve dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë” theksoi kryedemokrati./Blo.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të...

Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre

Kanada ka qenë historikisht një aleate e fortë e SHBA-së dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë është në fuqi mes tye që nga viti...

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me radhë. Periudha që njihet botërisht si...

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë...

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti...

Lajme të tjera

Web TV