Grupi i gjakut dhe Covid-19, si qëndron e vërteta për njerëzit me grup A?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka kryer një studim të ri ditët e fundit, në përpjekje për të zbuluar lidhjen mes grupit të gjakut dhe rrezikut të hospitalizimit nga virusi që ka mbyllur në izolim një glob të tërë.

Studimi kërkon pak kohë deri sa të publikohet, megjithatë, gjetjet e deritanishme tregojnë që ka një lidhje të tillë.

Grupi i gjakut A dhe virusi

Për kryerjen e studimit, ekspertët këqyrën grupet e gjakut në mesin e 2,173 individëve të shtruar në spital, pas infeksionit me COVID-19.

Secili prej këtyre individëve ishte i shtruar në spitale të ndryshme. Nga analiza e bërë, ekspertët zbuluan se një numër i madh njerëzish me grupin e gjakut A ishin të shtruar në spital si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Njerëzit që kanë grupin e gjakut A janë ndjeshëm më të rrezikuar nga infeksioni me COVID-19, në krahasim me grupet e tjera”,- tha në një intervistë bashkautori i studimit, Jiao Zhao.

Njerëzit që kanë grupin e gjakut 0, kanë një rrezik ndjeshëm më të ulët nga ky infeksion”,- shtoi ai.

Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se rreziku të cilit i referohen ata është ai i shtrimit në spital si pasojë e infeksionit dhe jo thjesht infeksioni ose kapja e virusit COVID-19.

Për këtë këshillë, ekspertët argumentojnë se në studim janë përfshirë vetëm njerëzit që kanë qenë aq sëmurë sa iu është dashur të shtrohen në spital dhe jo të tjerët, të cilët e kanë kaluar atë apo ata që janë futur në karantinë.

A duhet të frikësohen njerëzit me grupin e gjakut A?

Sakthi Vaiyapuri, ekspert pranë Universitetit të Reading në Mbretërinë e Bashkuar, nënvizon se njerëit që kanë grupin e gjakut A nuk duhet të frikësohen nga gjetjet e para të studimit të lartpërmendur.

Lexo edhe :  Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Të dhënat për arritjen e kësaj hipoteze janë të pamjaftueshme për të pretenduar me gojën plot se ka një lidhje të fortë mes grupit të gjakut dhe gjasave për t’u sëmurur nga COVID-19”,- thotë ai.

Për arritjen e këtij konkluzioni, duhet të analizohen shumë parametra, ndaj këto gjetje kanë argumente që nuk mbështeten nga komuniteti shkencor”,- shtoi Vaiyapuri.

Sipas tij, gjetjet e ekspertëve kinezë mund të jenë thjesht rastësore dhe se situata aktuale është shumë e paqartë./AW/

Të fundit

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA/ Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Shqipërisë dhe Italisë, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, njoftoi dhe sekuestrimin e...

Lajme të tjera

Web TV