“Mos u tremb, por beso”, shërohet Janullatos, del sot nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, hirësia e tij Anastas Janullatos, do të dalë sot nga spitali “Evangjelizmos”, në Athinë ku ishte shtruar pas infektimit me Covid 19.

Pas 12 ditësh në spital, mjekët grekë thanë se kryepeshkopi u trajtua për disa ditë me të gjitha kurat e nevojshme dhe ka dalë fitimtar prej përballjes me virusin e rrezikshëm.

Pavarësisht moshës së madhe dhe problemeve me zemrën, Hirësia e tij e kishte përballuar me qetësi dhe forcë të jashtëzakonshme shpirtërore sëmundjen.

Më herët ai kishte publikuar një frazë shumë shpresëdhënëse për të gjithë besimtarët: “Mos u tremb, por beso”.

Kryepeshkopi do të qëndrojë edhe për disa ditë në Athinë, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri në ditët e ardhshme.

Të fundit

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri...

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Policia dhe IKMT “zbarkojnë” pranë lokaleve rreth stadiumit “Air Albania”

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër...

Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas raportimeve, nga përplasja e dy...

Lajme të tjera

Web TV