12 persona humbin jetën dhe 645 raste të reja me Covid-19 në Kosovë në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë janë konfirmuar edhe 645 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dhënat janë në bazë të 1.542 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 12 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 (88, 75 vjeç), Deçan 1 (85 vjeç), Ferizaj 1 (76 vjeç), Gjakovë 1 (68 vjeç), Mitrovicë 1 (53 vjeç), Prishtinë 1 (86 vjeç), Prizren 1 (82 vjeç), Rahovec 1 (80 vjeç), Shtime 1 (71 vjeç).

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar shërimin edhe të 353 pacientëve ndërsa raste aktive janë 12.618.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar gjithsej 34.940 persona, prej të cilëve 926 kanë vdekur ndërsa 21.396 janë shëruar.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Berisha: Në PS po i nxjerrin ‘sytë’ njëri-tjetrit

Kryedemokrati Sali Berishaka deklaruar se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste dallojnë nga njëra-tjetra për faktin se në PD kanë respekt për njëri-tjetrin, ndërsa në...

2024, viti i SPAK-ut

Nga Artur Ajazi Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate. Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese,...

Lajme të tjera

Web TV