Sheshel kërkon që ushtria serbe të futet në Kosovë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), krimineli Vojislav Sheshel ka kërkuar që ushtria serbe të futet në Kosovë.

Sheshel në televizionin serb “TV Happy” ka folur për ndalimin e hyrjes në Kosovë të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiq, duke thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë.

Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.


Në një konferencë për media, Sheshel tha se pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.

Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet”, tha Sheshel në selinë e partisë së tij.

Sheshel ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, ai nuk ishte detyruar të kthehej në burg./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Dokumentet e zbuluara” tregojnë marrëveshjet sekrete midis Assadit dhe Izraelit

Një seri dokumentesh të zbuluara pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Siri kanë zbuluar një kanal të...

Marrëveshja me SHBA-në për mineralet/Kievi vendos kushtin: Nuk e nënshkruajmë pa garanci!

Ukraina tha të mërkurën se kishte arritur një marrëveshje “paraprake” për të transferuar të ardhurat nga disa prej burimeve të saj minerale në Shtetet...

24 urdhër arrestet në Universitetin Bujqësor, GJKKO tërhiqet për vendim

Ka nisur të mërkurën seanca në GJKKO për 24 të arrestuarit me urdhër të SPAK, zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë por edhe...

‘Freedom House’: Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror

Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq...

Burgosja e Veliajt, Rama: Kush do t’i ndjekë punët në bashki, prokurori apo Noci

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, u ndal edhe tek burgosja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai...

Lajme të tjera

Web TV