Pothuajse zyrtare, mesfushori i Juves kalon në Bundesligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç pritej aventura e mesfushorit gjerman, Emre Can te skuadra e Juventusit ka mbaruar. Can do të largohet këtë merkato nga Seria për të kaluar në Bundesligën gjermane në skuadrën e Borussia Dortmund.

Para se të kalonte te “Zonja e Vjetër”, gjermani ishte pjesë e klubit anglez të Liverpool, ndërsa në 2018-ën lëvizi me parametra 0. Ndërsa, momentalisht Can vendosi që të largohej nga Juvja, pasi deri më tani nuk gjeti hapësirë në formacionin italianëve dhe pati një minutash minimal aktivizimi. Ai madje u la jashtë listës së bardhezinjëve për Champions-in, duke bërë kështu që mesfushori të kërkonte me patjetër një skuadër të re.

Megjithatë Borussia Dortmund është e gatshme të paguajë 18 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit nga italianët, por “Zonja e Vjetër” nuk pranon një shifër nën 30 milionë euro.

Mediet italiane raportojnë se të dy klubet janë duke tentuar që të ulin paksa diferencën e shumës në mënyrë që të realizohet kalimi i Can në Bundesligë. Megjithatë shtohet edhe se Juve po tenton të përfitojë nga largimi i gjermanit dhe sipas raportimeve bëhet me dije se mund të kërkohet dhe një formulë huazimi. Ndërkohë, largimi i Can nga Juventus duket se është tashmë çështje orësh./Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV