Covid 4 gati për pacientët, Manastirliu apel qytetarëve: Mos neglizhoni masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kryeministrit Rama, edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me pamje nga spitali Covid 4.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë  Covid 4 është i pajisur me të gjithë aparaturat dhe infrastrukturën e nevojshme për të qenë në shërbim të pacientëve me koronavirus.

Ndër të tjera ministrja i ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat kufizuese dhe të ndihmojnë mjekët dhe infermierët që të shmangim këtë sëmundje që ka përfshirë prej muajsh gjithë botën.

Këto pamje që shihni i përkasin spitalit COVID4, plotësisht i pajisur me aparatura dhe infrastrukturën e nevojshme. Sipas planit të përgatitur për burimet njerëzore, me prof. Krenar Lilën, prof. Arben Gjatën dhe stafin drejtues të QSUT, do të vihet në funksion spitali i ri, pjesë e përgjigjes tonë për përballimin e kësaj lufte të ashpër kundër virusit të rrezikshëm #covid19.

T’u japim një dorë mjekëve e infermierëve tanë në vijën e parë të betejës,  duke mos neglizhuar rregullat në përditshmëri, #MASKA? #DISTANCA↔️ #HIGJIENA? për të mos lejuar virusin e rrezikshëm, të na dëmtojë njerëzit e dashur”, shkruan Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper,...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

Lajme të tjera

Web TV