Ja arsyeja pse polici rrugor prek makinën tuaj kur ju ndalon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ne jemi ndaluar së paku një herë të vetme nga policia rrugore për t’iu nënshtruar kontrolleve rutinë për dokumentacion, identifikim, apo shkelje të rregullave që parashikon “Kodi Rrugor”.

Edhe pse duket sikur në fakt është thjesht rastësore, pse efektivët e prekin mjetin tuaj nuk është e tillë. Përgjithësisht e kemi vënë re se policët e prekin me dorë pjesën e sipërme të makinës kur na ndalojnë.

Në ditët e sotme, me zhvillimin e mjeteve të teknologjisë, zbardhja e krimeve të ndryshme është më e lehtë, por nuk ka qenë përherë kështu.

Sipas “The Law Dictionary”, policët e kanë pasur për detyrë të prekin makinat që ndalojnë në rrugë. Qëllimi kryesor lidhej me zbulimin e krimeve.

Policët linin shenjat e gishtave në një pjesë të makinës, kryesisht tek pjesa sipër vendit të shoferit, për të dëshmuar se X-polic kishte kontrolluar makinën.
Në rast se polici zhdukej për shkaqe të pazbuluara, makina e ndaluar kishte dyshime etj, shenjat e gishtave të lëna në makinë ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve të tilla.

Tjetër arsye lidhet me “presionin” ndaj shoferit. Një qëndrim i tillë krijon idenë se polici po kontrollon çdo lëvizje tënden me kujdes, ndaj ta harrosh se mund t’i bësh bisht.

Tani nuk e dimë me siguri nëse policët në vend e kanë ditur këtë taktikë, por me gjasë duhet të kenë dëgjuar.

Të fundit

Superaksioni i shpëtimit të policisë italiane për gjeneralin amerikan të NATO-s

Nga Leonard Veizi Një aksion i pazakonte dhe me një sukses maksimal i policisë italiane, bëri të mundur që më...

Një Donald Trump ndryshe

Nga Agustin Palokaj Ka një paradoks në Evropë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtë fitore e kanë shijuar ata që...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vota e emigrantëve, përplasje e fortë PS-PD

Në qendër të debatit është propozimi i PD-së për të lejuar emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja identifikimi, një ide që socialistët...

Primaret në PD/ Berisha do flasë, Këshilli do shkruajë  

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht garën e primareve për zgjedhjet e ardhshme, duke mundësuar përfshirjen e kryetarëve të degëve që kanë dhënë dorëheqjen për...

Lajme të tjera

Web TV