Ish- deputetja e PD Dhurata Çupi: Qeveria dështoi me rindërtimin e pasojave të tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e partisë Demokratike Dhurata Çipi deklaron se qeveria dështoi me rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Çupi deklaroi:

 

-Zonjë, jemi një vit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ju personalisht si e keni përjetuar, dhe më tej akoma si ka qenë reagimi I qeverisë shqiptare lidhur me këtë situatë?

-Nga ana njerëzore është lutje për çdo jetë të humbur, ishin 51 jetë të humbura nga tërmeti, ishin mijëra familjarë të dalë jashtë, ishin banesa dhe godina të shembura, ishte një tragjedi e pa ndodhur më parë në këto përmasa në vendin tonë. Natyrisht janë ngjarje tronditëse. Opozita ka qenë në pozicionin e saj. Një vit pas ngjarjes tragjike, ne konstatojmë që kjo qeveri s’ka bërë asgjë.     

-Janë 32 shkolla në Durrës dhe 22 në Tiranë që janë duke u ndërtuar.

-Numrat e propagandës së Edi Ramës dhe PS nuk mbarojnë. Korrupsioni më i madh i kësaj qeverie është propaganda e kësaj qeverie. Ne kemi qenë opozita që kemi denoncuar me fakte dhe prova. Ne nuk mund të justifikohemi që me ardhjen e pandemisë 4 mijë qytetarë do t’i linim jashtë, nuk mund të justifikohemi që për shkak të aferave korruptive dhe të skemave që kërkon të përdorë kjo qeveri për t’i dhënë tendera dikujt që e njeh, për t’i ndërtuar në afate një muaj para zgjedhjeve, për të kaluar buxhetet një muaj para zgjedhjeve, për të blerë votat me lekët e donatorëve. Ne nuk kemi sot asnjë familje të sistemuar. Spitali i Laçit është shembur dhe gjithë ngrehina e tij është aty mes pallateve dhe nuk është bërë asgjë. Ndërkohë që deklarata e kryeministrit ishte që në muajin mars ju do të keni spitalin e ri. Sepse në mars dhe në prill i duhen votat. Kjo është qeveria më e keqe që nuk e kanë merituar shqiptarët. Ne ju kemi dhënë fakte në mënyrë të vazhdueshme. Ne nuk do sjellim mrekulli, por të jeni të sigurt se shqiptarët sot e presin ndryshimin, dhe të jeni po kaq të sigurt se ne nuk do jemi kurrë si kjo qeveri./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

Lajme të tjera

Web TV