Ish- deputetja e PD Dhurata Çupi: Përse donatorët preferuan t’i ndërtojnë vetë godinat e dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1.15 miliardë Euro ka qenë shuma e donacioneve dhe kredive që dha BE dhe vende të tjera për Shqipërinë në ndihmë të rindërtimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Megjithatë ish-deputetja e PD Dhurata Çupi e cilëson si mungesë besimi atë që shumë nga donatorët po i ndërtojnë vetë godinat e reja dhe rikonstruksionin e godinave të dëmtuara. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Çupi u shpreh:

 

-Pse PD e shikon si problem pjesën e rindërtimit të ndërtesave të prishura nga tërmeti?

-1.15 miliardë euro ishte një ndihmë reale e aleatëve tanë, e donatorëve. Mbi 500 milion euro kanë qenë pjesë e donacioneve dhe e sponsorizimeve të ndryshme qoftë jashtë, qoftë pjesë e buxhetit, për ndërtimin nga pasojat e tërmetit. Ku kanë vajtur 500 milionë euro? Një qeveri e përgjegjshme ka një strategji afatshkurtër që është zakonisht një vjeçare dhe afat mesëm 2-3 vjeçare për të shmangur pasojat imediate.  Pse donatorët e huaj në shumicën e rasteve nuk kanë besuar të alokojnë paratë dhe t’i ndërtojë qeveria? Pse shumë donatorë të huaj kanë preferuar t’i ndërtojnë vetë këtu? Sepse është besimi zero te kjo qeveri./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Rekord! 10 mijë emigrantë kalojnë kanalin drejt Britanisë me varka të vogla brenda vitit

Më shumë se 10 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin Anglez në varka të...

30-vjeçari shqiptar me të ëmën trafikonin kokainë në Rodos! Vlera, 88 mijë euro

Një 30 -vjeçar shqiptar, u arrestua së bashku me nënën e tij për trafik kokaine në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit, i ...

Kreshnik Spahiu: Partitë e reja marrin mandat vetëm në Tiranë, kam një këshillë…

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja janë gjëja më interesante që po i ndodh fushatës elektorale të 11 majit. Por ato kanë...

Rama takim në Patos: Berisha, një 80 e kusar vjeçar që nuk di çfarë thotë

Kryesocialisti Edi Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët në Patos në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai u prit...

PD kallëzon në Prokurori kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës: Ka fshehur dënimin me burg

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin penal...

Lajme të tjera

Web TV