Rally Dakar apo porta e vdekjes? Shënohet viktima e dytë brenda pak ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rally Dakar 2020 ka rezultuar të jetë tragjik për garuesit, kjo pasi është regjistruar viktima e dyte brenda dy javëve në garat me motor.

Piloti holandez, Edwin Straver ka ndërruar jetë pas qëndrimit në koma prej tetë ditësh. Ai u aksidentuar në fazën e 11-të, nga ku mori dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore. 48-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe kaloi në koma për disa ditë, por nuk ka mundur t’i rezistojë dëmtimeve të marra.

Kujtojmë se më datë 12 janar 2020 Paulo Gonçalves gjithashtu humbi jetën në garë pas një përplasjeje të rëndë dhe më pas një ataku kardiak. Këto gara kanë shënuar me qindra të vdekur në gjithë historinë saj.

Kujtojmë se që prej 6 janarit të 2015-ës, kur humbi jetën Michal Henrik nuk ishte regjistruar ndonjë aksident me marrje jete në garat e motorave. Mirëpo, Pauolo Gonçalves ishte e para viktimë e këtij viti, i cili u aksidentuar në etapën e shtatë të kompeticionit./Fjala.al/

Të fundit

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Lajme të tjera

Web TV