Francezët vazhdojnë të kryesojnë renditjen e grupit H, të ndjekur nga italianët dhe Sparta e Pragës. Liga e Evropës ka luajtur të enjten ndeshjet e 4-ta të fazës së grupeve.
Dhe, përveçse ka sjellë në kanalin RTSH Sport në kohë reale, duke nisur nga ora 18:55 e deri në ora 23:00 të gjithë golat e të 24 takimeve të mbrëmjes, transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH 1 edhe përballjen më të spikatur, atë midis Lilës dhe Milanit, që u mbyll në barazim 1-1.
Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka vijuar të enjten rrugëtimin e fazës së grupeve të këtij sezoni, që po vjen sërish në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Takimi i zhvilluar në Francë, ka parë të dyja skuadrat që kanë bërë një lojë nën nivelin mesatar, me shumë pak raste për t’u përmendur dhe, për rrjedhojë, kjo pjesë e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Ajo e dyta nis praktikisht me gol, pasi Kastijeho do ta kalojë menjëherë Milanin në epërsi.
Megjithatë, francezët do të arrijnë ta barazojnë rezultatin në minutën e 65-të, me anë të Bambasë, që përfiton nga njëri prej gabimeve të shumta të futbollistëve miq. Përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, mbyllet në barazim 1-1 kjo ndeshje dhe Lila dhe Milani ndajnë nga një pikë.
Francezët që ruajnë kreun e renditjes së grupit H me 8 pikë, një më tepër sesa italianët. Ndërkaq, në vendin e 3-të është ngjitur Sparta e Pragës, tanimë në kuotën e 6 pikëve, pas fitores 4-1 që arriti në fushën e vet ndaj Sëlltikut, ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur dhe gjithçka është e hapur në këtë grup.
l.m/Fjala.al