Via Egnatia, rruga 861 km që bashkonte Perëndimin me Lindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Via Egnatia është ndërtuar për të lehtësuar qarkullimin e lirë të njerëzve si dhe për të realizuar lidhjen e Romës me provincat më të largëta. Ajo fillonte nga Durrësi dhe nëpërmjet Ohrit e Selanikut të shpinte në Kostandinopojë. Me një gjatësi rreth 861 km, Via Egnatia ka qenë e përshtatshme për lëvizjen e udhëtarëve dhe të karvaneve.

Via Egnatia niste nga Durrësi e Apolonia, më pas këto dy degë janë bashkuar diku afër Elbasanit për të vazhduar nëpërmjet Ohrit e Manastirit dhe përfundonte në Selanik. Në shekullin IV pas Krishtit, Via Egnatia u zgjat deri në Kostandinopojë dhe ishte vazhdimi i rrugës së vjetër romake Via Apia. Për nga rëndësia strategjike Via Egnatia bashkonte Perëndimin me Lindjen.

Kjo rrugë e ka marrë emrin nga ndërtuesi i saj, prokonsulli Cnaeus Egnatius, i biri i Caius. Emri i tij gjendet në dy mbishkrime, që janë në muzeun e Selanikut. Sami Frashëri kur flet për viset shqiptare në volumin II të enciklopedisë Kamus Al-Alam emërtimin. Udha Egnatia e ka lidhur me përcaktimin e bërë prej vetë shqiptarëve.

Kjo udhë përshkon nga perëndimi në lindje trojet shqiptare dhe fjala “Egnatia” është mbiemri i shqipes (e gjatë), që latinët e shndërruan në trajtën Via Egnatia. Në gjuhët latine dhe greke pjesa e emërtimit Egnatia nuk është e motivueshme kuptimisht dhe kjo vjen se ata këtë emërtim e kanë huazuar prej shqipes “Udha e gjatë” duke e dhënë në gjuhën e tyre “Udha (Via) Egnatia”.

Dega kryesore e Udhës Egnatia kalonte pak a shumë në drejtimin e rrugës së sotme automobilistike. Stacioni i parë ishte Clodiana, i identifikuar me Peqinin e sotëm. Stacioni i dytë ka qenë Ad Quintum, që përkon me kompleksin e nimfeut romak në Bradashesh. Udha vijonte drejt Scampis (Elbasanit), në anën veriore të rrugës së sotme automobilistike dhe përputhej me të në stacionin Treieceto diku pranë Mirakës. Pasi kalonte nëpër ngushticat e Shkumbinit udha ngjitej në shpatin e malit të Polisit për të dalë në qafën e Gajorit, që përkon me stacionin Ad Dianam ose Grandavia. Gjurmët e udhës zbresin në Qukës ku gjendej stacioni Tres Tabernas apo In Candabia. Në vijim ngjitej drejt Pishkashit dhe Rrajcës në stacionin Pons Servili për të dalë në Qafën e Thanës, ku gjendej stacioni Clavdanon. Më tej udha vazhdonte për në Lyhnid./r.g/fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV