Ku ndodhet proklamata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Proklamata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk dihet se ku ndodhet.

Versioni që qarkullon sot, është një riprodhim i këtij dokumenti i publikuar në vitin 1937 nga Lef Nosi, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë. Historianët thonë se pas vdekjes së Ismail Qemalit, ajo u ruajt deri vonë nga djali i tij i dytë, Qazimi, që vdiq në Strugë të Maqedonisë.

Një tezë tjetër, është se dokumenti mund t’i jetë dhuruar ish-udhëheqësit jugosllav Josip Tito nga komunistët shqiptarë, dhe se dokumenti historik ndodhet në Arkivin e Beogradit.

Disa të tjerë mendojnë se ai mund të jetë në Perëndim, në ndonjë nga arkivat e Evropës, ose t’i jetë dhuruar ndonjë koleksionisti. Në vitin 1912, u pretendua se dokumenti origjinal ishte gjetur në arkivat e familjes Marubi në Shkodër.

Por, ekspertët thanë se bëhej sërish fjalë për një kopje. Kështu edhe pse kremton sot 108-vjetorin, Shqipërisë i mungon “certifikata” e lindjes si shtet.

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV