E pabesueshme/ Dyshohet se Maradona u mjekua gabim, nisin hetimet ndaj mjekut të legjendës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj mjekut privat të Maradonës, Leopoldo Luque, i cili akuzohet se nuk ka ndjekur protokollin mjekësor dhe se nuk ka qenë në shtëpinë e Diegos në momentin që vdiq.

60 agjendë kanë nisur hetime në shtëpinë dhe klinikën e doktorit Luque, ndërsa hetimet po verifikojnë nëse ka pasur gabime njerëzore në trajtimin kampionit argjentinas apo parregullsi në ndjekjen e protokollit mjekësor.

Sipas mediave argjentinase mjeku është i dyshuari kryesor për vdekjen e Maradonës dhe akuzohet për vdekje të qëllimshme.

‘Na duhet të saktësojmë nëse gjatë trajtimit të Maradonës në shtëpi ka pasur parregullsi në trajtimin e tij’, thanë prokurorët.

Ajo që është e sigurt është se neurokirurgu Leopoldo është një personazh kontrovers që trajtonte Maradonën që prej viti 2016 por me të cilin kampioni ishte zënë dhe nuk ishte paraqitur në shtëpinë e tij në momentin që Diego vdiq. Edhe vajzat e Diegos, Dalma, Gianinna dhe Jana akuzuan pa asnjë mëdyshje se fajtori kryesor për vdekjen e babit të tyre ishte doktori.

Nën hetim mund të përfundojë edhe mjeku psikiatër i Maradonës që i jepte ilaçet por dhe një person tjetër që u gjend në shtëpinë e tij ditën e vdekjes.

Dyshimet mbi vdekjen e kamionit janë të shumta një ndër to është, se përse doli nga spitali aq shpejt pas operacionit në kokë dhe pse nuk u gjet asnjë mjek në shtëpinë  e tij, që duhet ta ndiqte 24 orë.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Gjirokastër, konfirmohet prezenca e gripit të shpendëve

Shpërthen gripi i shpendëve në Gjirokastër. Vatra eshte konstatuar në fshatin Valare, ku 20 pula janë groposur nga ana...

Kush janë lojtarët më të paguar të Kombëtares (EMRAT)

Shumë prej tyre luajnë në kampionate të elitës. Futbollistët e kombëtares shqiptare I gjejmë në Serinë A të Italisë, në Premier Ligën angleze, në...

“Deri dje ishim…mos më bëj ta them”/ Rama u përgjigjet kritikave për rrugët

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjete sociale, i cili ka shkruar se “S’ka rrugë në Shqipëri, dëgjojmë vetëm lotet...

Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025,Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm...

Dëmet në bujqësi pas reshjeve të fundit, eksperti: Si pasojë e bllokimit të kanaleve

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ditën që lamë pas ka shkaktuar probleme të shumta. Reshjet e shiut kanë përfshirë territorin e...

Lajme të tjera

Web TV