Vetëvendosje fiton në Podujevë/ Lista Serbe ‘përqafon’ Mitrovicën e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64 për qind të votave, ndërsa Millan Radojeviç nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut.

KQZ-ja ka bërë të ditur se në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Dy kandidatët tjerë për pozitën e kryetarit në Podujevë, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar 35.97 për qind të votave, ndërsa Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 12.40 për qind të votave.

Në Podujevë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 persona.

Në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq, Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3.68 për qind të votave, Dushan Millunoviç, kandidat i pavarur, ka fituar 2.92 për qind dhe Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 3.54 për qind të votave.

Në Mitrovicë të Veriut është thënë se kanë votuar 39.14 për qind e votuesve apo 9,124 persona. Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti. Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Duke komentuar rezultatin preliminar, ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se në proceset tjera zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i kthehet fitores.

“Ne kemi edhe potencial, edhe anëtarësi dhe jemi të përkushtuar që të punojmë për LDK-në, të vazhdojmë të punojmë, pa rreshtur”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe :  Lia e majmunëve, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Kosovë

Ndërkohë para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka nisur festa, meqë simpatizantët e kësaj partie janë dëgjuar duke kënduar dhe duke përmendur emrin e liderit të kësaj partie, Albin Kurti./REL

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV