Irani: Shkencëtari bërthamor është vrarë nga një armë e kontrolluar prej larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani beson se Izraeli dhe një grup opozitar i dëbuar nga Irani, kanë përdorur një armë të kontrolluar nga larg, për të vrarë shkencëtarin bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh të premten e javës që lamë pas.

Në një fjalim gjatë varrimit të Fakhrizadehut në Teheran, shefi i sigurisë, Ali Shamkhani, ka thënë se sulmuesit “kanë përdorur pajisje elektronike” dhe nuk kanë qenë prezent në vendin e sulmit.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për pretendimet e tij.

Ministria iraniane e Mbrojtjes fillimisht ka raportuar se Fakhrizadeh është qëlluar me armë zjarri, pasi disa sulmues kanë shënjestruar makinën e tij.

Izraeli nuk ka komentuar këto pretendime.

Fakhrizadeh ka luajtur rol tejet të rëndësishëm në programin bërthamor të Iranit në fillim të viteve 2000 dhe së fundmi është akuzuar nga Izraeli se po vazhdon të kontribuojë në zhvillimin sekret të armëve bërthamore.

Irani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllim krejtësisht paqësore.

Ceremonia e varrimit të Mohsen Fakhrizadeh është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në Teheran.

Trupi i tij më pas është bartur në një varrezë në veri të kryeqytetit iranian.

Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare, Ali Shamkhani, ka thënë se inteligjenca iraniane dhe shërbimet e sigurisë kanë qenë të vetëdijshme për komplotin për ta vrarë Fakhrizadehun, dhe madje ata kanë parashikuar se kur do të mund të ndodhte sulmi.

“Janë rritur kapacitetet e nevojshme të sigurisë për të, mirëpo armiku ka përdorur metoda speciale, krejtësisht të reja dhe fatkeqësisht ka qenë i suksesshëm”, ka thënë ai./rel

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV