Ish-drejtori i burgut 313, Eduart Strugaj akuzohet për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) merr të pandehur ish-drejtorin e burgut “313 Jordan Misja”, Eduard Strugaj, dhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës në këtë burg, Florin Ahmetaj, pasi akuzohen për korrupsion pasiv. Nga hetimet paraprake të SPAK ka rezultuar se ish-drejtori Strugaj dhe përgjegjësi Ahmetaj janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë.

Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se: I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i logjistikës në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në.

Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 (njëqind mijë) lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të burgut, të pandehurit Eduard Strugaj.

Gjithashtu, i pandehuri Eduard Strugaj, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla, si përfitim të parregullt një shumë parash me qëllim që ky i fundit të siguronte një kontratë qiraje lidhur me objektin Njësi Tregtare.

Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të IEVP – së “Jordan Misja” dhe Florin Ahmetaj kanë marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla një shumë parash si përfitim të parregullt në këmbim të dhënies me qira të ambienteve të Njësisë Tregëtare të këtij Institucioni. Gjithashtu të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”).

Lexo edhe :  "Erdhët si të fortë, na dolët lepuj!"/ 'Plas sherri' mes Pjerin Ndreut dhe Gjin Gjonit

Kurse Ervin Kurtulla ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal, pasi ka premtuar, propozuar dhe dhënë një përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj me detyre Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë dhe Florin Ahmetaj me detyrë përgjegjës i sektorit të llogjistikës në këtë IEVP me qëllim që këta të fundit për shkak të detyrës së tyre të mundësonin lidhjen e kontratës së qirasë për ambientin “Njësi Tregëtare”, në këtë IEVP.

Falë këtyre veprimeve të të hetuarit Ervin Kurtulla u bë e mundur që në datën 31.03.2020 mes IEVP – së “Jordan Misja” përfaqësuar nga Drejtori Eduard Strugaj dhe subjektit Ervin Kurtulla të lidhej kontrata e qirasë për shfytëzimin e ambienteve të Njësisë Tregëtare. Gjithashtu në datat 02 dhe 03.04.2020, shtetasi Ervin Kurtulla ju ka dhënë si përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj shumën prej 100 000 lekë shumë të cilën e kishte marrë nga kallëzuesi Ilirian Paço. Kjo shumë parash ju është dhënë të hetuarve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj me qëllim që kallëzuesi I. Paço të ushtronte aktivitetin e tregëtimit të kafesë në ambientet e IEVP – së “Jordan Misja”, Tiranë.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal nr.89 të vitit 2020, janë evidentuar raste prokurimesh të dyshimta të realizuara nga IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Me qëllim hetimin e mëtejshëm në lidhje me këto procedura prokurimi, Prokuroria po kryn hetime në kuadër të procedimit penal nr.89/1 të vitit 2020, për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV