Putini urdhëron Rusinë të fillojë vaksinimet masive kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Putin ka urdhëruar autoritetet për nisjen e vaksinimit masiv kundër Covid-19. Vaksinimi do të kryhet në mënyrë vullnetare dhe do të nisë javën tjetër.

Brenda ditëve të ardhshme Rusia do të prodhojë 2 milionë doza vaksinash Sputnik. Sipas rezultateve të përkohshme, vaksina ruse ka një efektivitet pej 92%.

Rastet me Covid-19 kanë pësuar rënie pas një piku në datën 27 nëntor, ku u shënuan 25,345 raste pozitive ditore. Rusia i ka rezistuar imponimit të izolimeve gjatë valës së dytë të virusit.

Me 2,347,401 infeksione, Rusia ka numrin e katërt më të madh të rasteve COVID-19 në botë pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit. Ajo ka regjistruar 41.053 vdekje në lidhje me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Kremlini më parë dha garanci se rusët ishin të parët në radhë për t’u vaksinuar. “Prioriteti absolut janë rusët,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Prodhimi brenda Rusisë, i cili tashmë është duke u zhvilluar, do të plotësojë nevojat e rusëve.”/ Re.D/Fjala.al

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV